Na jepni foto, ose nuk ka ndodhur.
Sipas disa të fiksuarve të teorive konspirative, qeveria e SHBA arriti të sajojë zbritjen në Hënë. Ata besojnë se ishte më pak e kushtueshme dhe e kollajtë të fabrikonin prova që njeriu eci mbi sipërfaqen e Hënës – se sa ta dërgonin realisht atje.
Në fakt ka patur gjashtë zbritje në Hënë në total, nga 1969 deri në 1972.
I pari objekt i bërë nga njeriu që r anë kontakt me sipërfaqen e Hënës ishte misioni Luna 2, i Bashkimit Sovjetik, në vitin 1959.
Ekzistojnë disa variante të teorisë së gënjeshtrës së zbritjes në Hënë. Janë absolutistët që thonë se nuk ndodhi kurrë, por u filmua në skenë, dhe të tjerë që thonë se po, ne shkuam, por filmimet janë gjithësesi false.
Motivi zakonisht i atribuohet dëshirës së Amerikës për të projektuar dominimin e saj në garën hapësinore, përballë sovjetikëve.
Ata që këmbëngulin në këto teori konspirative, thonë se një foto e misionit të vitit 1972 është e sajuar.
Ata argumentojnë se personi i pasqyruar nuk ka një veshje astronauti.
Përdoruesi që e hodhi foton online, “Streepcap1”, pretendon se ka një pasqyrim në kokoren e një prej astronautëve, që zbulon një gjë “të inskenuar”.
Video është parë mbi 2 milion herë në YouTube dhe ka dalë edhe në FoxNews.
Në komentin e tij, Streetcap shkruan:
“Shikoni, duket si një njeri, në vitet shtatëdhjetë, me flokë të gjatë, me xhaketë si dhe hija e tij, supozohet”.
Me xhaketë në Hënë?
Sidoqoftë nuk shpjegohet përse misioni i 1972 uhej të falsifikohej.
Misioni Apollo 17 vazhdoi nga 7 deri në 19 dhjetor dhe në ato 17 ditë, ekuipazhi mblodhi mbi 119 kg shkëmbinj hënorë, sasia më e madhe që NASA ka sjellë ndonjëherë në Tokë. / The Independent – Bota.al