Dokumentari gjerman: një bashkëshort i dhunshëm dhe skllav i kirurgjisë estetike. Ja si i çirret maska udhëheqësit të Kremlinit
Një burrë i dhunshëm dhe i pasigurtë. Kështu shfaqet Vladimir Putini në një dokumentar gjerman. Lajmin e ka dhënë e përditshmja britanike Daily Mail. Putini është një burrë gjithmonë i fiksuar prej plakjes dhe rënies fizike. Për këtë arsye zgjohet shumë vonë mëngjeseve dhe punon vetëm gjatë pasditeve, më tej bën shumë aktivitet fizik dhe relaksohet në spa dhe sauna. Por shpesh herë ndodh që puna të vijë pas ushtrimeve në palestër dhe shumë prej ministrave të tij u duhet që ta presin me orë të tëra. Thuhet se edhe Mbretëresha Elisabetë e Anglisë e ka pritur një herë më shumë se gjysmë ore përpara një takimi zyrtar.
Sipas autorëve të dokumentarit, në vitin 2010 ai i është nënshtruar dhe një lifting-u në fytyrë, si e dëshmojnë edhe fotografitë e bëra para dhe pas atij viti. Një tjetër dëshmi e dokumentarit flet për një martesë të dhunshme me Ludmillën, ish bashkëshortja e tij nga e cila u divorcua vitin e kaluar, pasi kishin shumë kohë që jetonin të ndarë. Me kalimin e viteve Putini ka ndryshuar. Në fakt dokumentat e KGB-së flasin për një agjent sekret të ri në moshë, i dhënë pas grave dhe pas të pirit, por shpesh herë i paaftë në profesionin e tij. Ndërsa sot, Vladimir Putini është një burrë i fiksuar pas kontrollit dhe sigurisë.
bota.al