Bota

Të gjithë “herët e para” të Amerikës

Screen Shot 2016-04-21 at 11.58.32John Kennedy ka qenë i pari dhe i vetmi president katolik i SHBA. U zgjodh në vitin 1960. Kandidati i parë katolik kishte qenë Alfred Smith, në vitin 1938.

Richard Nixon ka qenë i pari dhe i vetmi president që ka dhënë dorëheqjen. në vitin 1974 e la detyrën për të shmangur impeachment-in, pas skandalit të hotelit Uotërgejt.

Geraldine Ferraro ka qenë në vitin 1984, e para grua në një garë presidenciale, teksa synonte vendin e zëvendës presidentes me demokratët. Pas saj, ka qenë vetëm republikania Sarah Palin.

Jesse Jackson, demokrat, ka qenë në vitni 1984 i pari kandidat me ngjyrë që fitonte një palë zgjedhje primate. Rikandidoi katër vjet më vonë.

Ronald Reagan ka qenë presidenti më i moshuar. Në momentin e largimit nga Shtëpia e Bardhë, në vitin 1989, ai ishte 78 vjec.

Barak Obama ka qenë i pari kandidat me ngjyrë që fitoi kandidimin (2008), i pari që fitoi presidencën, dhe i pari që solli në Shtëpinë e Bardhë një zonjë të parë me ngjyrë.

Nëse gara për Shtëpinë e Bardhë do të jetë mes Hillary Clintonit dhe Donald Trumpit, do të bëhet fjalë për një garë mes më të moshuarve (mosha mesatare 69.5). /bota.al

Leave a Reply

Back to top button