Javën e fundit ka plasur një skandal brenda skandalit. Eshtë zbuluar se ekipi i fushatës së Hillary Clintonit, ka paguar për fushatën e denigrimit të Donald Trumpit gjatë zgjedhjeve presidenciale. Bëhet fjalë për kohën e lajmeve të famshme, që raportonin se Trump kishte bërë festa me femra në një hotel me pesë yje në Moskë dhe ishte përgjuar nga shërbimi i fshehtë rus. Zbulimet e fundit thonë se Hillary Clintoni dhe ekipi i saj jo vetëm që pagoi për këtë fushatë, por e përdori atë edhe pas humbjes.
Më poshtë janë shtatë karikaturat më të bukura politike të javës, që e shpjegojnë me sarkazëm therëse këtë ngjarje.