Enciklopedike

Të gjithë njerëzit rrotull Nostradamusit vdiqën nga murtaja

Sot, Nostradamusi njihet kryesisht për parashikimet kaq të paqartë, sa që mbulojnë çdo ngjarje në histori. Por, para se t’i hynte lojës së parashikimeve, Nostradamusi kishte një punë tjetër: mjek i murtajës. Në fillim të shekullit të 16-të, Evropa ishte një terren pjellor gjigand për Vdekjen e Zezë.

Mijëra vdisnin çdo javë, dhe njerëzit e arsyeshëm qëndruan larg prej qyteteve të infektuar. Jo Nostradamusi. Për disa vite në jetën e tij të hershme, profeti i ri e kish bërë zakon që të shkonte në qendrat e epidemive dhe të merrte kontakt të drejtpërdrejtë me viktimat. Çuditërisht, kjo shpërfillje e hapur për sigurinë e tij, nuk i shkaktoi Nostradamusit vdekje, edhe pse e tërë familja e tij iu dorëzua asaj, në vitin 1534.

Megjithatë, ky nuk ishte fundi i problemeve të Nostradamuit. Para se ai të niste të shkruante profecitë e tij, u akuzua edhe për herezi nga Inkuizicioni dhe u desh të largohej nga vendi. Kur u kthye gati 10 vjet më vonë, ai nisi të shoqërohet sërish me viktimat e murtajës. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button