Psikologji

Të kënaqesh me pak është mëkat. Përpiqu të arrish sa më shumë në jetë…

Çfarëdo që të thuhet në lutjet e varfërisë, faktet thonë se nuk është e mundur të jetoni një jetë të kompletuar dhe të suksesshme nëse nuk jeni i pasur. Asnjë njeri nuk mund të rrisë talentin e tij apo zhvillimin shpirtëror, nëse ai nuk ka shumë para. Për të rritur zhvillimin shpirtëror dhe për të zhvilluar talentin e tij, ai duhet të përdorë shumë gjëra dhe nuk mund t’i ketë këto gjëra pa pasur para që t’i blejë ato.

Njeriu zhvillohet në mendje, në shpirt dhe trup duke përdorur gjëra dhe shoqëria është kaq e organizuar, saqë njeriu duhet të ketë para që të posedojë këto gjëra dhe baza e të gjithë avancimeve të njeriut duhet të jetë shkenca për t’u pasuruar.

Objektivi i të gjithë jetës është zhvillimi dhe çdo gjë që jeton ka të drejtën e patjetërsueshme të zhvillimit për të arritur. E drejta e njeriut për të jetuar do të thotë e drejta e tij për të patur një përdorim të lirë dhe të pakufizueshëm të të gjitha gjërave të nevojshme për përmbushjen mendore, shpirtërore dhe fizike, ose e thënë me fjalë të tjera, “e drejta për të qenë i pasur”.

Të jesh me të vërtetë i pasur, nuk do të thotë të kënaqesh me pak. Asnjë njeri nuk do të kënaqet me pak, nëse ai njeri ka mundësi të përdorë dhe të kënaqet me shumë. Qëllimi i Natyrës është avancimi dhe shpalosja e jetës. Çdo njeri duhet të ketë gjithçka që të kontribuojë tek fuqia, eleganca, bukuria dhe pasurimi i jetës. Të kënaqesh me pak është mëkat. Njeriu që zotëron gjithçka që ai dëshiron për gjithë jetën e tij që ai do të jetojë, është i pasur dhe asnjë njeri që nuk ka shumë para, nuk mund të ketë gjithçka që ai dëshiron.

Leave a Reply

Back to top button