Magazine

Të lindur për të vrarë njëri-tjetrin

 

screen-shot-2016-10-09-at-8-41-22-am

Një studim i ri i 1024 specieve të gjitarëve, ka përcaktuar se cilat kafshë janë vrasësit më të egër të llojit të tyre. Ndoshta balenat vrasëse? Qentë pitbull? Për të marrë përgjigjen e saktë, thjesht shihni veten në pasqyrë. “Bëni një hap pas, dhe shihni speciet tona në mënyrë objektive nga jashtë, ashtu si një zoolog do të vëzhgonte me kujdes çdo kafshë tjetër, apo mënyrën si çdo krijesë tjetër i percepton qeniet njerëzore. Realiteti brutal nuk mund të jetë më e qartë ose më i tmerrshëm. Ne jemi vrasësit më të pamëshirshëm në Tokë.

Dhuna jonë vepron jashtë kufijve të çdo lloj specie tjetër. Qëniet njerëzore vrasin çdo gjë. Masakra është një sjellje përcaktuese e species tonë. Ne vrasin të gjitha krijesat e tjera, dhe vrasim edhe specien tonë. Lexoni gazetat e sotme. Lexoni të djeshmet, apo ato të së nesëmes. Industria e madhe e medias shërben kryesisht për të dokumentuar vrasjet tona. Sigurisht, dhuna ekziston në botën shtazore, por në një shkallë shumë më të ndryshme. Mishngrënësit vrasin për t’u ushqyer; ne vrasim anëtarët e familjes, fëmijët, prindërit, bashkëshortët, vëllezërit, motrat dhe kushërinjtë tanë. Ne vrasim të panjohurit. Ne vrasim njerëzit që janë të ndryshëm nga ne, në pamje, besim, racë dhe status social. Ne vrasim veten. Ne vrasim për avantazh dhe për hakmarrje, ne vrasim për argëtim:të shtënat, përleshja, gjuetia dhe peshkimi na janë shndërruar në një refleks sportiv. Ne vrasim miqtë, kolegët dhe shokët e klasës. Fëmijët vrasin fëmijët, në shkolla dhe sheshe lojërash. Gjyshërit, prindërit, baballarët, nënat – të gjithë vrasin …

[real3dflipbook id=”1317″]


Lexoni edhe:

screen-shot-2016-10-09-at-8-43-48-am

 

Leave a Reply

Back to top button