Truri
Truri i njeriut është një nga pjesët më komplekse, dhe më pak të kuptuara të anatomisë së njeriut. Ne mund të mos dimë shumëçka, por më poshtë po paraqesim disa fakte interesante që njihen nga bota mjekësore:
Impulset nervore nga dhe drejt trurit, udhëtojnë me një shpejtësi prej 280 km/h. A e pyesni ndonjëherë veten pse reagoni kaq shpejt ndaj gjërave rreth jush apo pse e largoni me shpejtësi gishtin nga një objekt që i shkakton dhimbje? Kjo është falë lëvizjes super të shpejtë të impulseve nervore nga truri në pjesën tjetër të trupit tuaj dhe anasjelltas, duke sjellë reagime me shpejtësinë e një makine të fuqishme sportive.
Truri vepron me të njëjtën sasi energjie si një llambë 10 vat. Truri juaj prodhon po aq energji sa një llambë e vogël, madje edhe kur jeni duke fjetur.
Qelizat e trurit të njeriut mund të mbajnë 5 herë më shumë informacion se sa Enciklopedia Britanike, apo edhe ndonjë enciklopedi tjetër e ngjashme. Shkencëtarët nuk kanë vendosur ende mbi volumin përfundimtar, por kapacitetet magazinuese të trurit në terma elektronike, mendohet të jenë ndërmjet 3 dhe 1000 terabajt. Arkivat Kombëtare të Britanisë së Madhe, që përmbajnë mbi 900 vjet histori, zënë vetëm 70 terabajt, duke e bërë tejet mbresëlënëse fuqinë e kujtesës së trurit tuaj.
Truri juaj përdor 20 përqind të oksigjenit që hyn në gjakun tuaj. Truri përbën vetëm rreth 2 përqind të trupit tonë, por konsumon më shumë oksigjen se sa çdo organ tjetër i trupit, duke e
bërë atë shumë më të ndjeshëm ndaj lëndimeve që lidhen me privimin nga frymëmarrja.
Truri është shumë më aktiv gjatë natës se sa ditës. Logjikisht, ju do të mendoni se të gjitha lëvizjet përreth, llogaritjet e komplikuara, detyrat dhe bashkëveprimi i përgjithshëm që kryejmë çdo ditë gjatë orarit të punës, do të kërkojë më shumë energji nga truri se sa gjatë natës kur jemi shtrirë në shtrat. Rezulton që e kundërta është e vërtetë. Kur ju flini, truri juaj aktivizohet më tepër. Shkencëtarët ende nuk e dinë arsyen.
Shkencëtarët thonë se sa më i lartë koefiçenti juaj i inteligjencës, aq më shumë do të ëndërroni.
Ndërsa kjo mund të jetë e vërtetë, mos e merrni këtë si një shenjë se nuk jeni inteligjentë nëse nuk mundeni të kujtoni ëndrrat tuaja. Shumica prej nesh nuk mbajnë mend shumicën e ëndrrave, dhe gjatësia mesatare e shumicës së tyre është vetëm 2-3 sekonda, një kohë vështirërsisht e mjaftueshme për t’u regjistruar në sistemin nervor.
Neuronet vazhdojnë të rriten gjatë gjithë jetës njerëzore. Për vite me radhë, shkencëtarët dhe mjekët mendonin se truri dhe indet nervore s’mund të rriteshin apo rigjeneroheshin. Ndonëse nuk do të veprojnë në të njëjtën mënyrë si indet në shumë pjesë të tjera të trupit, neuronet munden dhe do të rriten gjatë gjithë jetës tuaj, duke i shtuar një dimension krejt të ri studimit të trurit dhe sëmundjeve që e prekin atë.
Informacioni udhëton me shpejtësi të ndryshme në lloje të ndryshme neuronesh. Jo të gjitha neuronet janë të njëjta. Ekzistojnë disa lloje të ndryshme brenda trupit, dhe transmetimi përgjatë këtyre llojeve të ndryshme mund të jetë i ngadaltë deri në 0.5 metra/sekondë ose i shpejtë deri në 120 metra/sekondë.
Truri në vetvete nuk mund të ndjejë dhimbje. Ndërsa truri mund të jetë qendra e dhimbjes kur prisni gishtin apo digjni aksidentalisht pjesë të caktuara të trupit, vetë truri nuk ka receptorë të dhimbjes, prandaj s’mund të ndjeni asnjë dhimbje. Kjo nuk do të thotë që koka juaj nuk mund të lëndohet. Truri është i rrethuar nga ngarkesa indesh, nervash dhe enësh gjaku, të cilat janë mjaft të prekshme ndaj dhimbjes, dhe mund t’iu shkaktojnë një dhimbje të fortë koke.
Tetëdhjetë përqind e trurit është ujë. Truri juaj nuk është ajo masa e fortë gri që shihni në televizor. Në fakt truri është një organ i lëngshëm ngjyrë rozë, falë ngarkesës së gjakut dhe përmbajtjes së lartë të ujit në inde. / www.bota.al