Nga Benjamin Bidder
“Der Spiegel”
Ludmilla Savçuk, kohët e fundit dëshmoi publikisht, në lidhje me përvojën e saj të punës për një kompani propagandistike ruse në internet, me qendër në Shën Petersburg. Gjatë intervistës për “Der Spiegel”, ajo përshkruan sesi punonjës pa konkrata dhe të pasiguruar, promovojnë mesazhet e Kremlinit. Ajo nuk është thjesht një ish-punonjëse, por një gazetare e cila qëllimisht u infiltrua në atë kompani, pikërisht për të demaskuar biznesin e pagimit të njerëzve që postonojnë on-line komente pro-rregjimit të Vladimir Putin. Për ta bërë këtë, Savçuk tregon se bashkoi forcat me aktivistë të tjerë, në një grup të quajtur “InfoPeace”. Savçuk, tanimë dëshiron të çojë ish punëdhënësin e saj në gjyq, në mënyrë që e vërteta mbi sajtet propagandistike dhe dizinformuese të Kremlinit, si dhe njerëzit që qëndrojnë pas tyre, të dalë në dritë.
Spiegel: Ju keni punuar në një të ashtu-quajtur “fabrikë të mashtrimit” në Shën Petersburg, ku paguheshit për të postuar komente, që mbështesin linjën zyrtare të Kremlinit. Si keni arritur të bëheni pjesë?
Vendosa tetorin e shkuar, për ta hulumtuar këtë strukturë nga brenda. Fola me disa miq për këtë, aktivistë. Unë gjithashtu u konsultova me avokatë mbi veprimet e mia.
Spiegel: Pse?
Për shkak se duhej të nënshkruaja një deklaratë të angazhimit, si dhe një marrëveshje konfidencialiteti. Nuk ishte e lejuar të flisje në lidhje me punën, sidomos jo me shtypin. Një atmosferë e sekretit të madh është krijuar me qëllim, diçka kjo që më është dukur qesharake që nga fillimi. Në fakt, këto dokumente nuk kanë vlefshmëri ligjore.
Spiegel: Cilat janë platformat që përdornit për këto fushata mashtrimesh?
Unë kam përdorur personalisht Facebook, Twitter, YouTube, Livejournal.com, si dhe rrjetet ruse VK.com dhe Odnoklassniki. Në shenjestër janë edhe forumet, mbi të gjitha faqet e mëdha të lajmeve dhe forumet dhe faqet e internetit të qyteteve në krahinat ruse. Një koleg i imi, postonte kryesisht në forumet e Saratov dhe Engelsit, dy qytete përgjatë lumit Vollga. Unë shkruaja për blogjet LiveJournal, të cilat janë shumë popullore në Rusi.
Spiegel: Është një punë që bëhet vetëm në forumet në gjuhën ruse, apo ka të punësuar që shkruajnë edhe në anglisht ose gjermanisht?
Shumica shkruajnë në gjuhën ruse, por unë e di se disa shkruajnë mesazhe në anglisht. Edhe gjuha ukrainase, luan gjithashtu një rol të madh. Ndërkaq kam dëgjuar edhe për gjuhën gjermane, por jo në këtë ndërtesë.
Spiegel: A keni dijeni, sesa qendra të tjera si kjo ekzistojnë?
Po. Zyra e degës në Shën Petersburg, është thjesht ajo mbi të cilën është hetuar më mirë. Disa kolegë, më kanë raportuan mbi udhëtimet e punës në zyrën e Moskës. Ka edhe informacione, në lidhje me godinë të fshehtë në Shën Petersburg.
Spiegel: Si është e organizuar puna?
Në bazë departamentesh. Imi është përgjegjëse vetëm për blogjet LiveJournal, ndërsa të tjerët janë për të bërë komente në faqet e mediave. Ka gjithashtu një grup të maskuar si gazetarë. Ata menaxhojnë portale të lajmeve të rreme, duke pretenduar se janë faqe lajmesh ukrainase me emra si “Kharkiv News” ose “Agjencia Federale e Lajmeve”. Ne kishim video blogerët tanë. Disa madje e prezantoheshin si anëtarë të opozitës ruse.
Spiegel: Kush i nënshkruan kontratat e tyre të punës ?
Ata as nuk nënshkruajnë ndonjë kontratë, dhe kjo është arsyeja pse unë kam paraqitur një padi në një gjykatë në Shën Petersburg. Kjo është e vetmja mënyrë, për t’i hapur sytë opinionit publik. Ne duam t’i tregojmë botës, kush qëndron prapa këtyre kompanive që dizinformojnë.
Spiegel:Nëse nuk ka kontrata, atëherë si janë paguhen rrogat?
Nën tavolinë, në para të thata. Ata nuk paguajnë taksa dhe as kontribute për pensionet. Por është një e ardhur e mirë: 50 mijë rubla në muaj, apo rreth 800 euro. Megjithatë, askush nuk e di saktësisht, se prej nga vijnë paratë. Si një qytetare e shqetësuar, ajo që mërzit mua është se tashmë në Rusi nuk ka para për projekte të rëndësishme sociale, dhe kjo për shkak të absurditeteve të tilla, për qindra mashtrime të fabrikuara në mënyrë të organizuar.
Spiegel: Kush fshihet pas gjithë kësaj?
Unë nuk i pashë kurrë bosët, por kam dyshime. Thuhet se njeriu kryesor i përfshirë, është biznesmeni Jevgeni Prigoshin. Ai nuk ka reaguar kurrë ndaj akuzave të tilla. Qëllimi ynë, është të arrijmë që gjyqtarët ta thërrasin atë në gjykim, kështu që ai të detyrohet më në fund ta pranojë këtë. A do të kemi sukses? Nuk e di.
Spiegel: Pra, kush janë manipulatorët?
Studentët. Në moshën 34-vjeçare, unë përbëja një përjashtim. Gjëja më e keqe, është se këta të rinj janë krejtësisht indiferentë ndaj asaj që shkruajnë. Unë besoj se krimi i ekstremizmit, në fakt konsumohet në këto qendra.
Spiegel: Si?
Për shkak se ata urojnë vdekjen e ukrainasve dhe amerikanëve. Është duke u nxitur pra urrejtja mes kombeve. Këta njerëz shkruajnë një gjë sot, një tjetër nesër, dhe ndoshta të nesërmen në mëngjes ata do të vendosin një maskë në fytyrë, dhe do dalin në rrugë për të vrarë dikë.
Spiegel: Kush i nxjerr udhëzimet operative për ju?
Kjo ishte e ndryshme në çdo departament. Për ne, udhëzimet ishin të shkruara, nëpërmjet intranetit, dhe quheshin “detyra teknike”. Ata që ishin menduar të komentonin mbi artikujt e mediave, u jepeshin udhëzime verbale, mbi atë çka duhej të shkruanin. Një shembull i një pohimi kyç që ishte për t’u shpërndarë, ishte se ideja se Boris Nemçov ishte vetë përgjegjës për vdekjen e tij.
Spiegel: Si ishte një ditë pune në ato qendra?
Zakonisht, është një ditë pune 12-orëshe, por departamentet fillojnë në kohë të ndryshme. Ka një ndërrim turni natën. Blogerët e videove, vijnë vetëm për të regjistruar mesazhet e tyre. Ka një kafene e vogël, ku mund të hahet diçka. Por njerëzit s’kanë shumë kohë për pushim, sepse ata duhet të plotësojnë kuotat e tyre.
Spiegel: Çfarë lloj detyrash duhet të kryeje aty?
Një herë na u dashur të shkruajmë, sesa shumë gjëra të tmerrshme ndodhin në Bashkimin Evropian. Një herë tjetër, kemi lëvduar Ministrin rus të Mbrojtjes, Sergej Shojgu. Ti ulesh dhe shkruajnë gjëra të tipit:Dje isha duke shëtitur, dhe më erdhi ndërmend sesa e keqe është situata në Evropë.
Spiegel: Çfarë identitetesh përdornit në rrjete të ndryshme sociale?
Zakonisht prezantoheshim si njerëz të zakonshëm, por nganjëherë edhe si anëtarë të opozitës. Në departamentin tonë, dhe kjo ishte mjaft e çuditshme, ne kishim një blog nga një tregimtar me një pasuri të dyshimtë.
Spiegel: A keni frikë?
Për një kohë të gjatë, kam qenë në dilemë nëse duhet të dilja haptazi me emrin tim të vërtetë. Për një kohë të gjatë kisha frikëra të ndryshme, por më pas u mësova me to. Nuk kam patur ndonjë kërcënim.
Spiegel: A mendoni se këto manipulime kanë realisht ndonjë efekt?
Absolutisht po. Agresiviteti dhe urrejtja, po përhapet në botën reale.
Jevgeni Prigoshin, është një sipërmarrës që vepron në fushën e restoranteve dhe shërbimeve hoteliere në Shën Petersburg. Ai thuhet se e njeh shumë mirë presidentin Vladimir Putin. Pasuria e Progoshin, është edhe produkt i kontratave fitimprurëse qeveritare. Edicioni rus i revistës “Forbes’ raportoi në vitin 2013, se Prigoshin kishte fituar një kontratë prej 2 miluardë eurosh, për të siguruar ushqim të gatshëm shkollave dhe ushtrisë. Vetë Putin, mori pjesë në hapjen e fabrikës së re të Prigoshin. Emri i tij Prigoshin, figuron në raporte të ndryshme mbi propagandistët e internetit, duke përfshirë të përditshmen ruse “Novaya Gazeta”.
Marre nga DER SPIEGEL / a.g./Bota.al