KATHY GILSINAN
Në atë që presidenti francez, François Hollande e quajti “një akt lufte” kundër vendit të tij, në 13 nëntor, disa atentatorë vunë në veprim një mësymje komplekse në Paris, me atentatorë të armatosur dhe kamikazë, sulme që shkaktuan 129 të vdekur. ISIS ka marrë përsipër përgjegjësinë, duke përmendur pjesëmarrjen e Francës në “fushatën e kryqtarëve” kundër grupit islamik. Presidenti sirian, Bashar al Assad fajësoi politikën e Francës kundër vendit të tij: “Ua kemi thënë, mos e merrni lehtë atë që po ndodh në Siri. Fatkeqësisht, zyrtarët europianë nuk na dëgjuan”. Franca është një prej anëtarëve të koalicionit prej 65 shtetesh të udhëhequr nga SHBA, kundër Shtetit Islamik, si dhe një prej tetë shteteve që ka realizuar sulme ajrore kundër ISIS në Siri.
Ndërkohë që koalicion ndërkombëtar de facto – një që bën aleatë jozyrtarë SHB-të, Asadin, Rusinë, Iranin, Turqinë, kurdët dhe të tjerët – është fokusuar në mposhtjen e ISIS-it në Siri, fushëbeteja ka edhe disa konflikte të tjerë të mbivendosur. Konflikti sirian duket i ndryshëm, në varësi të protagonistëve tek të cilët fokusohesh… Shfleto më poështë materialin që ofron një shpjegim të hollësishëm të asaj që ka ndodhur, palëve të përfshira dhe interesave që luhen në fushëbetejën e madhe të Sirisë…