Shendeti

Të shëndoshesh edhe kur mban dietë? Këto janë arsyet pse ndodh një gjë e tillë…

Në fakt, u ndodh shumë personave që të fitojnë peshë, pavarësisht se ndjekin një diete strikte në tavolinë. Por pse ndodh një gjë e tillë? Për ta shpjeguar këtë rezultat, duhet t’u referohemi fjalëve tëneuroshkencëtares së famshme, Sandra Aamodt. Sipas saj, ka 7 arsye se pse shëndoshemi, pavarësisht dietës që ndjekim. Le të shohim së bashku se për çfarë bëhet fjalë.

Kjo gjë mund të ndodhë mbi të gjitha, sepse truri ynë e bind veten se është i uritur. Dhe duke u nisur nga një bindje e tillë, lind edhe arsyeja e dytë. Shumë shpesh, dieta kthehet në një pasojë fizike dhe psiqike, të cilat e bëjnë trurin tonë të jetë i fiksuar pas ushqimit. Dhe kur truri është i fiksuar pas ushqimit, është shumë më e lehtë të tundohet ndaj ushqimit të preferuar.

Gjithashtu, dieta sjell me vete edhe shumë stres. Dhe ndoshta nuk e dinit, por stresi na shëndosh, pasi prodhon një hormon përgjegjës për shtimin në peshë. Nga ana tjetër, ka dy lloje personash përballëdietës. Janë të ashtuquajturit të kontrolluar dhe ata të zgjuar. Në rastin e parë kemi të bëjmë me persona që i kushtojnë vëmendje gjithçkaje që konsumojnë në tavolinë. Në rastin e dytë bëhet fjalë për persona qëndjekin stimujt e trupit dhe për këtë arsye ndikohen më tepër ndaj urisë dhe ushqimit.

Një arsye tjetër pse shtojmë në peshë, pavarësisht dietës, shpjegohet përmes hormonit të quajtur leptinë. Leptina i komunikon trurit se sa energji gjendet në trupin tonë. Kur energjia është e mjaftueshme, hormoni redukton ndjesinë e urisë. Mirëpo në kushtet e dietës, sasia e këtij hormoni në organizëm ështëtepër e ulët, duke na bërë që të tundohemi më tepër përpara ushqimeve të shijshme që na dalin para syve.

Nga ana tjetër, as metabolizmi nuk gjendet në anën tonë. Metabolizmi mundohet të punojë në mënyrëtë ndryshme, kur bëjmë ndryshime në stilin tonë të të ushqyerit. Dhe së fundmi, arsyeja mund të gjendet tek vetë dieta. Ka raste kur janë dietat të gabuara, të cilat nuk na bëjnë të arrijmë rezultatet e dëshiruara.

Back to top button