Një person ende i paidentifikuar ka hapur zjarr në një koncert muzikor të mbajtur në Manhattan të New York-ut, duke vrarë një burrë 34-vjeçar dhe duke plagosur tre të tjerë. Autoritetet janë vënë në ndjekje të autorit ndërkohë që kanë nisur një hetim zyrtar për të zbuluar më shumë rreth kësaj ngjarjeje. Në eventin muzikor, pritej të performonte edhe rreperi me famë botërore T.I. (Ti Aj)
Një person ka mbetur i vrarë ndërkohë që tre të tjerë janë plagosur gjatë një koncerti muzikor që po mbahej në Manhatan të New Yorkut. Policia ka bërë me dije se ende nuk ka mundur që të identifikojë autorin, teksa nuk dihen as motivet e kësaj ngjarjeje. Në bazë të të dhënave zyrtare, personi që ka humbur jetën është një burrë 34-vjeçar, i cili nuk arriti t’i mbijetonte sulmit pavarësisht shoqërimit me shpejtësi në ambientet spitalore. Këto pamje të filmuara me një aparat smartphone tregojnë atë cka përjetuan të pranishmit vetëm pak caste pas të shtënave.
Në koncert pritej të performonte edhe raperi me famë botërore TI. Autoritetet kanë nisur një hetim zyrtar për të zbuluar më shumë rreth kësaj ngjarjeje, teksa do të merren edhe dëshmitë e të plagosurve. Një person i cili ishte i pranishëm në koncertin muzikor, u shpreh se të shtënat kishin ardhur nga zona VIP e sallës./Oranews
https://www.youtube.com/watch?time_continue=7&v=TAIOZRRnXEM