Bota

Të tjera kërcënime ndaj Charlie Hebdo

Screen Shot 2016-06-29 at 13.50.00Kërcënimet të reja kundër Charlie Hebdo, të përjavshmes satirike franceze, e cila u godit rëndë nga terroristët më 7 janar 2015. Sipas të dhënave të Le Parisien, drejtuesit e revistës, e cila është vazhdimisht nën mbrojtjen e policisë, kanë paraqitur një ankesë pas përsëritjes së mesazheve “që  lënë të kuptohet” për sulme të reja kundër disa anëtarëve të redaksisë.

Më 7 janar 2015, vdiqën nën goditjet e vëllezërve Kouachi 12 vetë, duke përfshirë 5 karikaturistë historikë të revistës. Kërcënime të ngjashme me ato që i janë dërguar ditët e fundit në faqen e Facebook të revistës, sipas burimeve pranë hetimit.

Bëhet fjalë për kërcënime – që më pas janë fshirë – të cilat i referohen ”vrasjes së disa anëtarëve të stafit editorial”, bëjnë të ditur burimet e cituara nga Le Parisien./bota.al

Leave a Reply

Back to top button