Bota

“Të vdekur që ecim”/ Toka po hyn në fazën e 6-të të zhdukjes së shumë specieve. Mes tyre dhe njeriu

Screen Shot 2015-06-20 at 15.52.45

Bimësia në Tokë po hyn në një periudhë të re të zhdukjes dhe shkencëtarët paralajmërojnë se speciet në të gjithë botën janë “në thelb  të vdekur që ecin”, – duke përfshirë dhe vet njeriun.

Raporti, i cili ka si autor shkencëtarët e universiteteve Stanford, Princeton dhe Berkeley, ka zbuluar se kurrizorët janë zhdukur në një normë 114 herë më shpejt sesa normalja.

Në raportin e botuar në revistën Science Advances, studiuesit vunë re se ngjarja e fundit e ngjashme ishte 65 milionë vjet më parë, kur dinosaurët u zhdukën, më shumë  siguri si rezultat i një asteroidi që goditi Tokën.

Ne tani jemi duke hyrë në fazën e gjashtë të zhdukjes masive”, tha një nga autorët për BBC.

Gerardo Ceballos, autori kryesor i hulumtimit, shtoi: “Në qoftë se kjo do të vazhdojë, jeta do të dojë shumë miliona vjet që të rigjallërohet dhe rizhvillohet dhe vet specia jonë nga shumë gjasa të zhduket më herët”.

Hulumtimi ka shqyrtuar normat historike të zhdukjes tek kurrizorët, duke zbuluar  se nga viti 1900 më shumë se 400 kurrizorë janë zhdukur – një normë e zhdukjes 100 herë më e lartë sesa në periudhat e tjetra të – jo-zhdukjes.

“Ekzistojnë shembuj të specieve në të gjithë botën që janë në thelb të vdekur që ecin” tha profesori i Universitetit Stanford, Paul Ehrlich./j.h/TemA

Leave a Reply

Back to top button