Horizonti.al

Të vërteta të Biblës: Talmudi i hebrenjve e quan Jezusin një magjistar

screen-shot-2016-10-24-at-15-35-28

Talmudi i hebrenjve ka versionin e vet të kryqëzimit të Jezusit. Ai rrëfen historinë e një burri që quhej “Yeshu”, që përgjithësisht pranohet si Jezusi i fesë së krishterë. Sipas Talmudit, përpara se Jezusi të ekzekutohej, doli një tellall që e quante atë magjistar. “Kushdo që mund të thotë ndonjë gjë në favor të tij”, thoshte tellalli, “të dalë para dhe të flasë në emër të tij”.

Askush nuk bëri një hap përpara për të mbrojtur Jezusin. Tek Talmudi,një burrë i quajtur Ulla citohet të ketë thënë për Jezusin: “A mendoni që ai është një njeri që mund të mbrohet?” Më tej, Ulla vazhdon duke dënuar ata që mbronin Jezusin, duke thënë që Shkrimet e Shenjtë kishin thënë se një njeri si Jezusi nuk duhet të kursehet asnjëherë. “por me Yeshun ishte ndryshe”, thoshte Ulla, “sepse ai ishte i lidhur me mbretërorë”. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button