Bota

Të vrarë teksa faleshin

Screen Shot 2015-02-13 at 5.09.33 PMAtentatorë të armatosur të veshur si forca të sigurisë hapën zjarrë brenda një vendi të shenjtë në veriperëndim të Pakistanit, duke vrarë të paktën 19 vetë dhe plagosur të tjerët, bënë të ditur zyrtarët. Talebanët e Pakistanit morën përgjegjësinë për sulmin, i cili ndodhi në një qendër Islamike në Peshavar, në fund të ditës së faljes. “Ne e kryem sulmin… dhe pjesëtarët e komunitetit shiit ishin shënjestra jonë”, tha zëdhënësi i talebanëve Mohammad Khurasani. Grupet radikalë sunitë shpesh herë vënë në shënjestër xhami dhe qendra fetare që frekuentohen prej pakicës shiite, që i shohin si të pafe.
Bota.al

Leave a Reply

Back to top button