Do të jenë makinat e lidhura me internetin që do u thonë njerëzve se çfarë duhet të bëjnë; GPS dhe Big Data do të zhvillojnë bujqësinë dhe industrinë në mënyrë të pabesueshme; monedhat virtuale do të eleminojnë ndërmjetësimin e avokatëve dhe noterëve; mjekët do të japin receta ilaçesh të posaçme për ndërtimin tonë gjenetik
Nga Alec Ross
Në vitin 1995, sapo mbarova studimet universitare, do të më kishte pëlqyer që dikush të kishte shkruajtur një libër për atë që na rezervonte e ardhmja, sa i përket inovacionit. Interneti po lindte pikërisht atëherë. I pari shfletues për përdorim të gjerë, Netscape Navigator, sapo ishte lançuar dhe po e transformonte internetin në një mjet komunikimi masiv. Në janar të vitit 1995, dy studentë të inxhinierisë elektronike të Universitetit të Stanfordit krijuan “Yahoo!”, motorrin e parë të kërkimit për përdorim masiv, dhe në korrik të po të njëjtit vit, “Amazon” shiste librin e parë online, duke i hapur kështu rrugë fenomenit të tregtisë elektronike në masë. Atëherë, ndryshimet teknologjike nuk më dukeshin kaq të rëndësishme. Ashtu si miqtë e mi të sapodiplomuar, edhe unë i dërgoja me postë kërkesat për punë…