Kush ka të drejtë?
Një vend i ka fikur të gjithë radarët për dedektimin e Covid-19: Suedia. Vetëm dy muaj më parë, Suedia dhe Anglia refuzuan masat e bllokimit të plotë dhe besuna te qytetarëve e sajë për të mbajtur “distancim shoqëror”. Pastaj më 23 mars, Boris Johnson bëri një kthesë, duke lënë Suedinë, më vete. Që atëherë, divergjenca është bërë radikale dhe politike. Nuk ka asnjë lidhje midis viktimave dhe rreptësisë së bllokimit. Bllokimet më të rrepta – si në Kinë, Itali, Spanjë, Zelandën e Re dhe Britani – kanë sjellur vdekje më të larta.
Politika e masave të lehta të Suedisë udhëhiqet nga dy shkencëtarë, Johan Giesecke dhe Anders Tegnell. Tegnell ka theksuar faktin se mjafton një shkallë e distancimit shoqëror dhe shmangia e turmave të mëdha. Sa për bllokimin ai thotë se “Nuk ka një bazë shkencore që ta mbështesë.”
Për Giesecke, që është një veteran i Organizatës Botërore të Shëndetit, Covid-19 është “një cunami që e mban botën”, por ai vëren se ai kërcënon të moshuarit e sëmurë mbi të gjitha. Ai pranon se niveli i vdekjeve në Suedi është më i lartë se mesatarja dhe kjo tregon se ka bërë gabime. “Në fillim ne nuk arritëm të mbronim të moshuarit dhe më të cenuarit.”
Politika e Suedisë është më shumë një kumar se besimi në zhvillimin e një “imuniteti kolektiv” që do ta mbrojë atë nga shpërthimet e ardhshme.
Për më tepër, nuk ka asnjë dëshmi se imuniteti në masë funksionon. Në Gjermani një skeptik tjetër i bllokimit, virologu Hendrik Streek, mendon se vendet mund t’i afrohen një të tretës së imunitet, i cili mund të jetë shpresëdhënës. Por si politikë, ideja është shumë interesante për shumë njerëz. Megjithatë sipas Tegnell, çfarëdo që ne të mendojmë, “nuk ka shpëtim tjetër” por duhet gjetur mënyra për të jetuar me këtë virus. Nuk ka asnjë shenjë të një vaksine në horizont. Ne nuk mund ta prishim ekonominë botërore për një kohë të pacaktuar. Më mirë të përqendrohemi në mbrojtjen e shërbimeve tona shëndetësore nëse virusi kthehet.
Suedia rrezikoi në përgjigjen e saj, por kështu ndodhi edhe me pjesën tjetër të botës. Bllokimi i Afrikës së Jugut e kërcënon atë me katastrofë ekonomike dhe politike. Kombet e Bashkuara paralajmërojnë se bota mund të humbasë katër vjet rritje ekonomike me një kosto prej 8.5 trilion dollarë. Uria dhe sëmundjet do të jenë të shumta. The Guardian / bota.al