Bota

Telashe për Macronin, mbetet prapa Marine Le Penit për raundin e dytë

Emmanuel Macron rrezikon të mbetet prapa Marine Le Penit në pjesën e fundit të fushatës presidenciale franceze, me kandidaten e ekstremit të djathtë që përcakton ritmin dhe axhendën.

Kandidatit favorit “ia morën shpirtin me pyetje” punëtorët në grevë për zhvendosjen e fabrikës së tyre në Poloni, pak kohë pas një vizite nga rivalja e tij e djathtë, Le Pen. Macronit iu desh t’i përgjigjej pyetjeve të ashpra për qëndrimin e tij ndaj Evropës, pasi u sfidua nga kandidatja e Frontit Nacional, e cila u shfaq papritur në fabrikë, e cila ndodhet në një zonë ku ajo është popullore mes votuesve.

Kjo shënoi një fillim të vështirë për Macronin, përpara raundit të dytë të zgjedhjeve, pasi ai bëri një pushim prej 48 orësh nga fushata dhe u akuzua për festime “të parakohshme”, pas fitores së tij të parë. Darka e tij festive në një brasserie tipike pariziane nuk ishte e kushtueshme, por nuk i bëri aspak mirë përpjekjeve të tij për të fituar votat e punëtorëve në Francë. Kjo lëvizje shkoi në avantazh të imazhit populist të Le Penit, ndërsa komentatorët francezë paralajmëruan se Macron nuk duhet të jetë “shumë i sigurt” për suksesin e tij, në raundin përfundimtar më 7 maj. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button