Bota

Telefonata e shumëpritur / Trumpi – Xi Jinpingut: Do të respektoj linjën “vetëm një Kinë”

Presidenti i SHBA, Donald Trump dhe ai kinez, Xi Jinping kanë zhvilluar bisedën e parë telefonike mes tyre që kur manjati amerikan u vu në krye të Shtëpisë së Bardhë. Presidenti amerikan ka bërë një hap prapa me Pekinin duke pranuar se do të respektojë vijën politike tradicionale amerikane, që prej dekadash njeh “vetëm një Kinë”. Në të kaluarën, presidenti i SHBA kishte “flirtuar” me Taivanin rebel, duke thënë se nuk merrte urdhëra nga Pekini dhe se nuk ndihet i shtrënguar për politikën e “një Kine”, sa kohë që Pekini nuk bënte lëshime tregtare.

Presidenti i SHBA dhe ai kinez kanë ftuar njëri-tjetrin për vizita në vendet respektive në telefonatën e djeshme, duke thyer kështu një akull të gjatë. Shtëpia e Bardhë bën të ditur se “dy liderët kanë diskutuar shumë argumenta dhe presidenti Trump, me kërkesë të presidentit Xi, ka rënë dakord të respektojë politikën tonë të ‘një Kine të vetme’”, bën të ditur Shtëpia e Bardhë në një deklaratë. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button