Bota

Telefonata që Tony Blair i bëri Gaddafi-t para se të rrëzohej nga pushteti

Screen Shot 2015-10-02 at 20.40.04

Tony Blair i kërkoi Muammar Gaddafi-t të largohej nga pushteti dhe të gjente një vend të sigurtë për t’u arratisur kur protestat shpërthyen në Libi.

E –mailet e publikuara nga Departamenti Amerikan i shtetit përmbajnë transkriptin e një bisede mes tij dhe diktatorit libian, të bërë më 25 shkurt të vitit 2011.

Bota e kishte dënuar regjimin e Gaddafi-t pasi forcat e tij të sigurisë qëlluan mbi protestuesit, ndërsa OKB miratoi një rezolutë kundër dhunës sistematike dhe shkeljes së të drejtave të njeriut.

Më pak se një muaj nga telefonata, NATO nisi sulmet në Libi.

Ndërsa situata u përshkallëzua, zoti Blair i bëri një telefonatë “shumë private” ish-aleatit të tij.

Në transkriptin e telefonatës thuhet: “Çështja më e rëndësishme është që dhuna të ndalojë. Nëse keni një vend të sigurtë ku mund të shkoni, atëherë ikni, sepse kjo gjë nuk do të përfundojë paqësisht”. / Lapsi.al 

Leave a Reply

Back to top button