Bota

Teleskopi pikas “Dorën e Zotit” në hapësirë

VLT image of the cometary globule CG4

Disa astronomë e quajnë “Dora e Zotit”. Të tjerë thonë se ngjan me gojën e hapur të një krijese gjigande qiellore. Gjetur në një pamje të re të nxjerrë nga Teleskopi i ri Gjigand i Observatorit Jugor Europian, një re e vogël gazi dhe pluhuri e pagëzuar me emrin CG4 është vërtetë shastisëse. Vetëm shiheni në fotografi.
Pamja e të ashtuquajturës “globula kometore” – e cila ndodhet afro 1300 vite dritë larg nga Toka – tregon një pamje nga afër të kokës së resë, dhe u nxorr prej observatorit të 28 janar. Ndonëse ajo është e shndrritshme në fotografi, në të vërtetë është një objekt i shuar dhe, si pasojë i vështirë për t’u pikasur.
Koka e CG 4 është avfro 1.5 vite dritë në diametër ndërkohë që bishti është afro tetë vite dritë i gjatë. Astronomët shpresojnë të studiojnë më shumë globula të tilla, si CG4, për të zgjidhur misterin përse ato kanë format e tyre të cuditshme si kometa.

Leave a Reply

Back to top button