Covid19

Tenori i njohur italian ka kaluar koronavirusin, bashkë me gruan e tij bëjnë veprimin human

Tenori italian Andrea Bocelli thotë se ai kishte koronavirus
Tenori i njohur italian Andrea Bocelli tha se ka qenë i prekur me koronavirus por tani ishte rikuperuar, duke përshkruar përvojën si “një makth”.

Bocelli, i cili është i verbër që në moshën 12 vjeç, “zgjoi” italianët gjatë pandemisë, duke kënduar vetëm në Duomo të Milanos në 12 Prill.

Kjo ishte pak më shumë se një muaj pasi 61-vjeçari kishte testuar pozitivisht për virusin.

“Ishte një tragjedi, e gjithë familja ime ishte e kontaminuar”, u tha ai gazetarëve në një spital në Pisa, ku kishte shkuar me gruan e tij për të dhuruar plazmën e tyre për studimin e COVID-19.

Deri më sot, italia numëron gati 33,000 viktima si pasojë e koronavirusit./bota.al

Leave a Reply

Back to top button