Bota

Tension në det të hapur: Avionët rusë me “agresivitet” kundër “destroyer-it” amerikan

Screen Shot 2016-04-14 at 09.45.19

Një zyrtar i mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara tha se dy aeroplanë luftarakë rusë dje kanë fluturuar në mënyrë “agresive” mbi luftanijen e udhëzuar raketore amerikane (destrojer) në “profile të simuluara sulmuese” në ujërat ndërkombëtare afër bregdetit të Rusisë.

Ky zyrtar amerikan tha se aeroplanët rusë të tipit, SU-24, nuk ishin të armatosur gjatë këtij incidenti, por kanë fluturuar aq afër luftanijes së Shteteve të Bashkuara sa që kanë krijuar “valë uji”.

Po ashtu, një helikopter rus i tipit, KA-27 Helix, disa herë ka qarkualluar rreth anijes U.S.S. Donald Cook, dhe ka fotografuar.

Tash kjo luftanije amerikane është në Detin Baltik, pasi është larguar nga porti Gdanjsk në Poloni, më 11 prill.

Luftanija U.S.S. Donald Cook, ka përjetuar disa herë fluturime të afërta nga aeroplanët luftarakë rusë në Detin e Zi në prill të vitit 2014, ku, po ashtu, lundronte në ujërat ndërkombëtare.

Leave a Reply

Back to top button