Departamenti amerikan i Shtetit ka pezulluar kontaktet bilaterale me Rusinë, në lidhje me Sirinë. Lajmin e pohon Departamenti i Shtetit, duke theksuar se do të përdorë “kanale komunikimi me Rusinë”.
“Ne jemi shumë të shqetësuar për situatën politike në Siri’’: “Durimi i të gjithëve” me Rusinë në Siri ‘’ka sosur”. Kjo është deklarata e zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë, Josh Earnest, që thekson se nevojitet një tranzicion politik.
Presidenti amerikan Barack Obama “do të vlerësojë një sërë mundësish” në ditët e ardhshme, duke përfshirë – por jo ekskluzivisht – mundësinë e sanksioneve ndaj Rusisë, në dritën e zhvillimeve të fundit në lidhje me përpjekjet diplomatike për Sirinë, sipas raporteve nga Shtëpia e Bardhë.
Uashingtoni nuk ka respektuar marëveshjet mbi Sirinë, dhe tani po përpiqet ta shkarkojë fajin tjetërkund: ka qenë ky reagimi i parë i Moskës, përmes zëdhënësit të Ministrisë së Jashtme, cituar nga Tass, ndaj vendimit të shpallur nga SHBA, pasi kishte pezulluar kontaktet dypalëshe. /bota.al