Një historian homoseksual i teologjisë në Oksford mendon se arsyeja pse ISIS kërkon “të zhdukë” Perëndimin është seksi dhe gratë.
“Shtypja e imazheve seksuale në botë” do të thotë që kultura perëndimore është e urryer në pjesën tjetër të botës dhe drejton xhihadistët që të dëshirojnë të “vrasin njerëz në emër të pastrimit të botës”, thotë Diarmaid MacCulloch.
Njëkohësisht edhe prezantues i “Sex and the Church” në BBC MacCulloch u shpreh se urrejtja e kulturës perëndimore arrin larg dhe është e shtrirë gjerësisht, siç mund të shihet tek Boko Haram në Afrikë, në Lindjen e Mesme dhe në Rusinë e Vladimir Putinit.
“Më duket se kjo gjë lidhet me seksin. Një tipar i veçantë i kulturës perëndimore është se asaj i pëlqen të flitet për seksin, ajo është e fiksuar rreth seksit dhe ajo shtyn imazhet seksuale në botë.
Kulturat e tjera mendojnë për seksin shumë, por ata nuk flasin për këtë, ndaj e shohin si të turpshme dhe frustruese sesi Perëndimit flet rreth tij”, tha historiani i teologjisë.
Roli rritur i grave në shoqëri është një tjetër arsye pse militantët e Shtetit Islamik e urrejnë kulturën perëndimore, shton profesori.
“Zemërimi që kulturat e tjera të ndjejnë drejt hapjes seksuale perëndimore, është e dukshme në egërsinë e vrasjeve siç i shohim tek Boko Haram, Shteti Islamik dhe lëvizjet e tjera të besimtarëve
Islami, në veçanti, është feja e burrave të rinj të egërsuar dhe inatosur, të cilët janë të tmerruar nga mënyra se si roli i gruas ka ndryshuar në 50 vitet e fundit”, thekson ai./j.h/TemA