Kuriozitete

Teoria e Immanuel Velikovskit për ngjarjet në Bibël

Screen Shot 2015-04-28 at 12.18.58

Immanuel Velikovski ishte një jo-shkencëtar që e mbante veten për shkencëtar dhe që iu vu punës për të hedhur në letër një teori të përpunuar në lidhje me sistemin diellor, e cila në fakt kishte shumë pak kuptim. Ai botoi një libër i cili u shit në shumë kopje në SHBA, i quajtur “Përplasja e Botëve”, në të cilin shkruante se hsumë prej ngjarjeve Biblike në fakt kanë ndodhur vërtetë, dhe se ato ishin shkaktuar prej trupave të tjerë qiellorë. Konkretisht, Velikovski mendon – bazuar në mitologjinë dhe në leximin e teksteve të lashtë – se Marsi dhe Venusi shkaktuan shumë fatkeqësi dhe ngjarje të cuditshme duke kaluar shumë pranë planetit tonë. Pjesë e pretendimit është se Venusi rrotullohet në drejtim të kundërt, pra jo si një “pjesëtar” normal i sistemit tonë diellor. Velikovski besonte se fatkeqësitë që përmenden në Bibël kishin të ngjashmet e tyre në kultura të tjera, në pothuajse të njëjtën kohë, dhe ato të gjitha janë shkaktuar nga planetet Mars dhe Venus, ndonëse është e vështirë të thuash se si e ka gjetur ai se kush shkaktoi cfarë. Teoria e tij u kundërshtua me forcë nga shkencëtarët, të cilit nuk ishin aspak të kënaqur me idenë e tij të cuditshme.

Leave a Reply

Back to top button