Ndërsa teoria e Albert Einstein për lumturinë mund të jetë relative, ajo solli plot 1.3 milionë dollarë në një ankand në Jerusalem.
Mendimet e shkencëtarit fitues të Nobelit, në një shënim të shkruar me dorë, mund të mos jenë aq të famshme sa teoria e relativitetit, por ato ende hedhin dritë mbi një nga mendjet e mëdha të kohëve moderne.
Shtëpia e ankandeve tha se Ajnshtajni shkroi shënimin në gjermanisht për një kamerier, ndërsa udhëtonte në Japoni në vitin 1922, pasi nuk kishte para për t’i dhënë atij një bakshish. Ajo thotë: “Një jetë e qetë dhe modeste sjell më shumë lumturi sesa ndjekja e suksesit e kombinuar me një shqetësim të vazhdueshëm”.
Oferta e së martës filloi me 2.000 dollarë dhe shpejt u rrit. Shtëpia e ankandeve nuk e ka zbuluar blerësin apo shitësin.
Ajnshtajni fitoi çmimin Nobel në fizikë për teorinë e tij të relativitetit. Ai vdiq në vitin 1955. / Bota.al