Jack Ma, një profesor i anglishtes u shndrrua në sipërmarrësin kinez më emblematik duke transformuar grupin e tij, Alibaba në një gjigand të tregtisë së rrjetit, i cili po e braktis presidencën.
”Nuk është fundi i një epoke, por tregtia e një ere të re”, – u shpreh Ma këtë të premte për “The New York Times” duke njoftuar kështu se do të lërë presidencën e Alibaba-s, sipërmarrjen që themeloi në vitin 1999. Të hënën feston 54 vjetorin e lindjes, njeriu më i pasur i Kinës (ka një pasuri prej 40.000 milionë dollarësh sipas indeksit të multimilionerëve të Bloomberg-ut) shprehet se do të vazhdojë të jetë këshilltar i kompanisë, por kryesisht do t’i përkushtohet aktiviteteve filantropike në edukim. Një pasion i këtij ish profesori të anglishtes që rrjedh nga një familje e varfër nga Hangzhou në provincën kineze të Zhejiang. Jack Ma, emri i të cilit në kinezisht është Ma Yun vendosi të braktiste profesionin e tij si docent universitar kur zbuloi internetin dhe mundësinë që u ofronte sipërmarrjeve të shkëmbenin mallra online. Pasi u refuzua nga disa investitorë amerikanë në vitin 1999, Ma kërkoi hua.000 dollarë, të cilat ia mori disa miqve për të lëshuar Alibaba-n me të cilën operonte që nga një apartament në Hangzhou. Firma, e cila e ka ende selinë në qytetin e tij të lindjes, fillimisht u lejonte kompanive të shisnin produkte online mes tyre, por shumë shpejt do të transformohej në merkaton më të madhe digjitale kineze. Ma kuptoi shumë shpejt potencialin e telefonëve inteligjentë dhe ishte pioner me shërbimin e tij, Alipay të pagesave elektronike, aktualisht shumë të përhapura në Kinë duke fituar kështu reputacionin e një vizionari. Me platformat e tij të shitjes online Taobao dhe Tmall, Alibaba kontrollon aktualisht rreth 60% të merkatos kineze të tregtimit me pakicë në internet. Pavarsisht sipërmarrjeve konservatore të ngritura apo firmave të prodhimit që dominonin ekonominë kineze në fillim të viteve 2000, Jack Ma solli shumëllojshmëri duke u frymëzuar nga gjigandët e Silicon Valley si Amazon, eBay dhe Google. Nxjerrja e platformave të tregtisë online të Alibaba-s e detyroi eBay-n të tërhiqet nga merkatoja kineze në vitin 2006 duke ia lënë rrugën e hapur rivalit të saj. “Edhe pse eBay është një peshkaqen në oqean, ne jemi një krokodil në lumin Yangtsé. Nëse do të përballeshim në oqean do të humbnim. Nëse do të ishte në lumë ne do të fitonim”, – deklaroi atëherë Ma. Shumë i admiruar nga nënpunësit e tij dhe shpesh herë është krahasuar me Steve Jobs, edhe pse stili i tij është më i qetë. Ndjekës i tai chi-së në vitin 2017 u shfaq bashkë me yllin e arteve marciale në një film që promovonte këtë sport kinez. Jack Ma mori hak ndaj investitorëve që e refuzuan në vitin 2014 kur operoi në Wall Street hyrjen më të madhe në bursë të historisë duke fituar 25.000 milionë dollarë. Sot, edhe pse thotë se do të lëshojë frerët e sipërmarrjes shprehet se është i gatshëm të japë këshilla mbi strategjinë e grupit në një moment që tregtia online në Kinë është përkeqësuar, qeveria është e vendosur për finacimin online dhe zhvillimi i Alibaba-s po frenohet. / bota.al