Bota

Tërmet 6 ballë në Itali, viktima dhe dëme të mëdha materiale

Screen Shot 2016-08-24 at 08.41.06Tre tërmete të forta kanë goditur gjatë natës Italinë qëndrore.  I pari dhe më i forti me magnitudë 6 ballë i shkallës Rihter është regjistruar rreth orës 03:36 rreth dy km nga qyteti i Accumolit dhe 10 km nga Arquata del Tronto dhe Amatrice.

Kjo e fundit ka pasur dëme shumë serioze, Kryetari i komunës thotë se ndërtesat e qytetit janë rrafshuar në tokë.Dëme të rënda edhe në Marche.

Të dhënat e para flasin për dhjetra viktima, por ende të pakonfirmuara zyrtarisht.

Raportohet për 2 të vdekur në nell’Ascolano, 5 në Amatrice, 6 në Accumoli dhe 3 në Arquata del Tronto.

Qytetet më të prekura nga tërmeti janë Accumoli, Amatrice, Posta dhe Arquata del Tronto.

Kryetari i kësaj komune ka thënë se shumë njerëz të tjerë janë të bllokuar nën gërmadha.

“Rrugët janë të bllokuara. Gjysma e qytetit është zhdukur”, ka thënë kryetari i kësaj komune, Sergio Pirozzi.

“Ka njerëz që janë të bllokuar nën gërmadha… Ka pasur rrëshqitje të dheut dhe ura mund të rrëzohet”, ka shtuar tutje ai.

Agjencia për Mbrojtje Civile në Itali ka thënë se tërmeti ishte “i rëndë” dhe ka pasur raportime për dëme edhe në zonat malore. Në Facebook është shkruar se në malin Gran Sasso një pjesë e madhe e shkëmbit është shembur gjatë tërmetit.

“Kemi lajme për të lënduar dhe për kolapsime të ndërtesave”, ka thënë kreu i kësaj agjencie, Frabrizio Curcio.

08:01 Amatrice, shpëtohet një burrë nga rrënojat

Ekipet e shpëtimit kanë nxjerrë gjallë një burrë nga rrënojat e një shtëpie të shkatërruar në qendrën historike të Amatrices. Në të njëjtën ndërtesë të shkatërruar ndodhen 6 persona të tjetër, për të cilët vijojnë kërkimet. Ende nuk dihet mbi fatin e tyre.

O7:52 Zyrtarët e spitalit:  Tre viktima në Arquata del Tronto

Sipas burimeve spitalore, tërmeti që goditi Italinë qendrore gjatë natës  numërojnë tre viktima në Arquata del Tronto, në provincën e Ascoli Picenon. Drejtori i Mbrojtjes Civile nuk e ka konfirmuar zyrtarisht lajmin.

Ora 07:32 Flitet për 6 viktima në komunën e Accumolit

Kryetari i komunës së Accumoli, Stefano Petrucci, flet për të paktën  6 të vdekur nga tërmeti që goditi qytetin e tij. Mes viktimave, thotë ai, janë dhe dy fëmijë të vegjël. Ai thotë se një prej viktima u nxor nga rrënojat gjatë natës. Ndërkohë që shtëpia e një familje prej katër personash është rrënuar terësisht. 2 prej anëtarëve janë fëmijë. Ndërkohë një person tjetër, thotë ai, figuron i zhdukur./oranews

Leave a Reply

Back to top button