Kinema & TV

Tërmeti / Hipokrizi “made in Hollywood”

Hollivudi reagoi me neveri, kur rreth 20 aktore mes tyre dhe Angelina Jolie dhe Gwyneth Paltrow akuzuan për ngacmime seksuale producentin Harvey Weinstein, i cili ka marrë më shumë se 300 nominime për çmime Oskar dhe ka financuar prodhime të tilla si “Pacienti anglez,” “Fjalimi i mbretit” dhe “Pulp Fiction.”

Pas Steven Spierlbergut ishte njeriu më i përmendur nga aktorët kur merrnin Oskarin. Të gjithë ata donin t’i rrinin pranë tij dhe vëllait Bob, themelues të Miramax dhe “The Weinstein Company,” dy nga industritë më të mëdha. Ngacmet, abuzimet, pandëshkueshmëria u sollën në dritë nga hetimi i New York Times që zbuloi atë që njihej si sekreti i hapur. Shumë e dinin dhe vazhduan të merrnin pjesë në projekte të financuara nga ai. Matt Damon dhe Quentin Tarantino ishin aktorët që e pranuan se e dinin për sjelljen e Weinstein-it, por që nuk bënë asgjë për ta ndalur.

Madje rasti i Damonit është më i neveritshëm sepse ai e dinte i pari për sulmin që kishte pësuar Gwyneth Paltrow në vitin 1995 nga ana e producentit. Ishte miku i tij Ben Affleck që ia kishte treguar se aktorja ishte ngacmuar seksualisht nga Weinstein, i cili e ndihmoi të arrinte majat dhe më vonë të merrte një Oskar për rolin e saj në “Shakespeare in Love” në vitin 1999. Affleck dhe Damon i detyrohen atij njeriu karrierat për filmin “Në kërkim të fatit” të prodhuar nga “The Weinstein Company” që u dha edhe një çmim Oskar për skenarin më të mirë.

Tarantino që ka fitur Oskarin për skenarin më të mirë në “Django Unchained” në vitin 2013 dhe Pulp Fiction” në vitin 1995 e njihte sjelljen e sipërmarrësit, por zgjodhi të merrte para nga ai për punën e tij. Dinte mjaftueshëm për të bërë diçka, kishte lidhje me Mira Sorvinon, një nga aktoret që e akuzoi për agresion. Diskursi i dyfishtë dhe hipokrizia e Hollivudit është mjaft e zakontë. Një shembull i pastër është edhe rasti i Ben Affleck-ut, kur pas disa orësh që kishte kritikuar producentin iu desh t’i kërkonte falje aktores Hilari Burton sepse e kishte prekur gjatë një programi të MTV në vitin 2003. Jane Fonda tha se ndihej e penduar që nuk kishte folur më parë. “E mësova për Harvein para një viti dhe më vjen turp që nuk thashë asgjë në atë moment, – u shpreh aktorja për CNN. – Besoj se nuk kisha shumë guxim. Meqë nuk më kishte ndodhur mua mendova se nuk më takonte ta thosha.”

Angelina Jolie pati tjetër reagim përballë ngacmimeve të Weinstein në një dhomë hoteli. Ajo vendosi të mos punonte më me të. “Pata një eksperiencë të hidhur me Harvey Weinstein në rini dhe për pasojë vendosa të mos punoj më dhe i paralajmërova të tjerat kur punonin me të,” –tha Jolie për New York Times. Ngacmimet seksuale në këtë ambient nuk janë risi. Risi është guximi i shumë grave që folën. Weinstein nuk është i vetmi. Roman Polanski është një pedofil që vazhdon e merr çmime nga kolegët e artit të shtatë.  Në vitin 1977 e pranoi se kishte abuzuar me Samantha Geimer, 13 vjeç, në shtëpinë e mikut të tij Jack Nicholson në Ángeles, kur ky ishte me pushime. Që atëherë është i arratisur nga drejtësia amerikane. Aktorët përsëri i dhanë çmim Akademie në vitin 2003.

Megjithatë Polanski ka bindur Harrison Ford, Hugh Grant, Kristin Scott Thomas, Sigourney Weaver, Sir Ben Kingsley, Johnny Depp, Adrien Brody, Ewan McGregor, Pierce Brosnan, Jodie Foster, Kate Winslet dhe John C Reilly të jenë aktorë në filmat e tij. Winslet u shpreh kështu për Weinstein: “Nuk është kjo mënyra me të cilën duhen trajtuar këto gra vulnerabile dhe të talentuara. Sot është një vajzë..Sot është një femër 13 vjeç që u traumatizua për gjithë jetën.” Ewan McGregor u kritikua sepse si shumë të tjerë e dinte për çka flitej për Weinstein me të cilin punoi në vitin 2013 në filmin Gusht: Osage County. Megjithatë McGregor e ndan punën nga sjellja e moralshme. Ai ka punuar edhe me Polanskin në vitin 2010. Woody Alen vazhdon të festojë edhe pse e shoqja Mia Farrow e akuzon se ka abuzuar me të bijën adoptuese Dylan, kur ajo ishte një fëmijë. Cate Blanchet dhe Diane Keaton edhe pse flasin për të drejtat e grave kanë qenë muza të këtyre kineastëve.

Kate Winslet protagoniste në filmin e Woody Allen dha një argument interesant se si të sillesh. “Si aktore duhet vetëm të shmangesh dhe të thuash: Nuk di asgjë. E lë mënjanë dhe thjesht punon me këtë njeri. Woody Allen është një regjisor i mrekullueshëm. Kam punuar edhe për Roman Polanskin dhe mund të them se kam patur një përvojë të jashtëzakonshme. Ja kjo është e vërteta.” Ajo që është e qartë është se hiprokrizia e kësaj industrie zgjedh heshtjen që njerëzit me pushtet të vazhdojnë edhe të sillen në këtë mënyrë për dekada me radhë. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button