Bota

Tërmeti i naftës

oil

Çmimi i naftës ka rënë dhe ka të ngjarë që në vitet e ardhshme të vazhdojë të bjerë. Kjo do të vërë në vështirësi vendet prodhuese, si Arabia Saudite, Rusia e Venezuela, duke përmbysur ekulibrat gjeopolitike

Në fund të 2015 shumë drejtues dhe ekspertë të sektorit energjetik shpresonin që çmimi i naftës të ringrihej nga humnera dhe të na sillte në botën ku kemi jetuar gjysmë shekullin e fundit, një botë në të cilën nafta kishte një rol qendror. Por e vërteta është se ekzistojnë të gjitha premisat për të menduar se në 2016 do të ketë një rënie të mëtejshme të çmimit të naftës dhe se kjo tendencë do të zgjasë deri në 2020. Duke pasur parasysh rolin qendror të naftës (dhe të ardhura që gjeneron) në ekuilibrat e pushtetit global, ky skenar do të ketë reperkusione të thella në rendin politik: në kuadrin e ri është e pashmangshme që vendet prodhuese, nga Arabia Saudite tek Rusia, ta humbasin influencën e tyre në politikën ndërkombëtare. Për të dhënë një ide për shtrirjen e fenomenit, mjafton të thuhet se në qershor të 2014 Brent, nafta e përdorur si pikë kryesore referimi në shkëmbimet botërore, ishte shitur 115 dollarë fuçia. Në atë moment ekspertët e sektorit energjetik parashikonin se në të ardhmen çmimi i tij për fuçi do të qëndronte fort mbi 100 dollarë dhe se do të rritej pak e nga pak deri sa të arrinte shifra të papara ndonjëherë…

[real3dflipbook id=”877″]

Leave a Reply

Back to top button