Bota

Tërmeti në Itali, Kryebashkiaku: “Qendra historike, e papërdorshme”

screen-shot-2016-10-27-at-09-17-19

“Teknikët e mi më thonë se qendra historike është në kushte të tilla, saqë mund të jetë krejt e papërdorshme”. Kështu ka deklaruar kryebashkiaku i Vissos në Itali, Giuliano Pazzaglini, duke folur për dëmet e tërmetit të natës së djeshme.

“Nuk kemi patur viktima dhe vetëm tre të plagosur – ka shtuar ai – por dëmet ndaj ndërtesave janë shumë të rënda. Të shumtat kanë humbur pjesë të fasadës. Eshtë shembur edhe një kishë në Borgo Sant’Antonio dhe dëme të mëdha i janë shkaktuar edhe një pjese të Borgo San giovanni”./bota.al

Leave a Reply

Back to top button