Bota

Terror në Londër, 7 të vdekur dhe mbi 30 të plagosur nga sulme të ndryshme; Tre sulmuesit janë vrarë

Shtatë persona mbetën të vrarë në një sulm terrorist në qendër të Londrës mbrëmjen e së shtunës (3 qershor 2017), ku tre sulmues u vranë nga policia.

Një furgon duke ecur me shpejtësi godet këmbësorët në Urën e Londrës të shtunën në mbrëmje dhe sipas dëshmitarëve, më pas personat në makinë kryen sulme me thika në lokalet aty pranë, në lagjen “Borough Market”.

Autoritetet britanike thonë se sulmi ishte një akt terrorist.

Dëshmitarët përshkruajnë një skenë të rëndë në Urën e Londrës, ku furgoni me shpejtësi doli nga rruga dhe hyn në trotuaret e këmbësorëve, duke lënë pas skena gjaku.

Më pas, personat në furgon kryen sulme me thika në lokalet në lagjen “Borough Market”.

Sipas autoriteteve 7 vetë humbën jetën dhe rreth 48 të tjerë kanë mbetur të plagosur dhe po marrin mjekim në pesë spitale.

Policia njofton se ka vrarë tre të dyshuarit për sulmet.Më shumë se 80 mjekë u dërguan në vendngjarje për t’i ndihmuar të lënduarit.

Një nga të plagosurit është një oficer i Policisë Britanike të Transportit, i cili u godit me thikë pas reagimit ndaj incidentit. Gjendja e tij është serioze, por jo e rrezikshme për jetën.

Sulmet shkaktuan panik në zemër të Londrës në një mbrëmje të bukur qershori.
Shumë njerëz ishin dëshmitarë të asaj që ndodhi.

Në lokalet në lagjen “Borough Market” dëshmitarët tregojnë se klientët i qëllua me karrige dhe shishe personat që hynë brenda duke tundur thika gjuetie 25 cm të gjata.

Policia njoftoi se autorët e sulmit mbanin të veshur jelekë-bombë por që rezultuan të ishin fallco.

Kryetari i Bashkisë së Londrës Sadiq Khan, i dënoi sulmet duke thënë se “ndonëse nuk dihen të gjitha hollësitë, ky ishte një akt i qëllimshëm dhe prej frikacakësh ndaj banorëve të pafajshëm dhe turistëve në Londër”.

“Unë i dënoj me fjalët më të rënda të mundshme. Nuk mund të ketë asnjë lloj justifikimi për akte të tilla barbare”, tha zoti Khan.

Në Shtetet e Bashkuara, zyrtarët thanë se janë në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet britanike për ndjekjen e situatës.

Presidenti Donald Trump, është njoftuar për incidentet nga ekipi i këshilltarëve të sigurisë.

“Çfarëdo që Shtetet e Bashkuara mund të bëjnë për të ndihmuar në Londër dhe Mbretërinë e Bashkuara, do të jemi aty. Ne jemi me ju. Zoti ju bekoftë” shkroi ai në rrjetin twitter.

Incidenti i të shtunës ndodh në më pak se një javë pas sulmit vetë-vrasës terrorist në Mançester, ku humbën 23 persona gjatë një koncerti të këngëtares amerikane Ariana Grande.

Sulm i tmerrshëm

Xhihadistët duke thirrur kjo është për Allahun, kanë vrarë me thika 6 persona nga sulme të ndryshme në dy vende në Londër, shkruan DailyMail. Gjashtë persona kanë vdekur, pasi tre burra me thika gjuetie thuhet se kanë therur deri në 20 persona me një furgon të bardhë tek Ura e Londrës.

Burrat të përshkruar se me prejardhje mesdhetare, thuhet se kanë kërcyer nga furgoni duke goditur njerëzit në qendër të Londrës, në orën 10.00 në mbrëmje

Shoferi hero, u përpoq të rrëzonte sulmuesit

Shoferi i një taksi zbuloj se ai u përpoq të rrëzonte tre burra të armatosur me thika, të cilët vrapuan drejtë një turme me rrëmbim, mbi 20 persona me një furgon të bardhë.

Dëshmitarët raportuan se dëgjonin armë zjarri, mes raportimeve se më së paku shtatë persona janë therur, duke tronditur kështu qendrën e Londrës. Një nga viktimat thuhet se është një oficier policie.

Ja cka ka ndodhur deri më tani në Londër

Këtu është një radhitje e asaj që dihet deri më tani për sulmet në Londër:

-Policia ka konfirmuar se ka më shumë se një fatalitet.

-Raportet sugjerojnë se ka ndodhur më shumë se një incident.

-Së pari, një furgon i bardhë goditi këmbësorët në Urën e Londrës rreth orës 22:15

-Pak kohë më vonë, u raportua se tre persona kanë qëlluar me thika disa të tjerë në marketin Borough.

-Një incident i tretë është duke u zhvilluar në Vauxhall, Scotland Yard thonë raportet e mediave angleze.

Arrestohet i dyshuari i parë

Policia ka arrestuar të dyshuarin e parë në lidhje me njërin nga sulmet që kanë goditur sonte Londrën.

Një i vdekur deri më tani

Pas sulmit që ka ndodhur te Ura e Londrës ku janë sulmuar nga një furgon disa këmbësorë, tash është regjistruar viktima e parë.

Por që besohet sipas policisë britanike se nuk është vetëm një person që ka përfunduar me fatalitet.

Në Londër pas mesnate janë regjistruar tre incidente, ku dyshohet se mund të jenë sulme terroriste.

Shënohet sulmi i tretë

Brenda pak minutave në kryeqytetin brinatik janë regjistruar tre incidente të njëpasnjëshme.

Policia britanike tash thuhet se i janë përgjigjur incidentit të tretëm që ka ndodhur në Vauxhall në jug të Londrës.

Incidentet e mëparshme janë regjistruar te Ura e Londrës, ku një furgon kishte goditur këmbësorët e tjetri ku ishin dëgjuar të shtëna armësh.

Dëshmitarja okulare, ka pasur të shtëna me armë. Në vendngjarje 30-40 ambulanca

Një dëshmitare okulare, Samantha Wilde, ka folur për BBC-së duke thënë se ka pare diku tek 30 -40 ambulancave në vendngjarje dhe policisë së armatosur.

Më parë, pati njoftime dhe për të shtëna me armë.

Sulm i dytë në Londër

Policia britanike ka njoftuar se është duke u përballur edhe me një tjetër incident në Londër, pas atij në Urën e Londrës ku një furgon hyri në mesin e këmbësorëve.

Ky incident, siç raporton The Telegraph, ka ndodhur vetëm një kilometër larg Urës së Londrës në një market. Mirëpo, policia nuk ka dhënë detaje ende mbi incidentin.

Ndërsa, CNN ka raportuar se ka pasur të shtëna me armë në këtë market.

Në incidentin e parë, pas sulmit me furgon, tre persona kanë dalur nga furgoni dhe kanë nisur të sulmojnë me thika njerëzit në Urën e Londrës.

***

Një minibus i bardhë thuhet se ka lënë të lënduar mbi 20 njerëz në një “sulm terrorist” të dyshuar në stacionin  e Urës së Londrës.

Një dëshmitar tha se kishte parë tre persona, të përshkruar si “me origjinë mesdhetare”,  të cilët nga furgoni filluan ‘rastësisht plagosjen e njerëzve’ me thika të gjata.

Ai ka thënë se ka parë edhe njerëz të prerë në fyt pas incidentit që ndodhi aty.

Makina, besohet të jetë një automjet B & Q. Shoferët nuk janë kapur.

Pamjet e tmerrshme nga vendi i ngjarjes tregojnë policët teksa dëgjohen duke bërtitur ‘Pastroni skenën tani!’ derisa këmbësorët në panik ikin.

Ura është mbyllur në të dy drejtimet, ndërsa policia ka nisur hetimet për rastin, madje po kërkon edhe në ujë për viktima të mundshme./botasot

Leave a Reply

Back to top button