Analiza

Terrori islamik, siguria dhe çështja hobsiane e rendit

gray

Nga John Gray

Ndër pasojat e mizorive të Parisit – shumica prej tyre e pamundur të parashikohen kaq shpejt pas ngjarjeve të tmerrshme – njëra duket arsyeshëm e qartë. Shteti po kthehet në funksionin e tij primar, që është ofrimi i sigurisë. Nëse forcat e sigurisë zbritën masivisht në rrugët e Londrës dhe Brukselit, këto janë më shumë sesa përgjigjet në perspektivën e sulmeve të mëtejshme që mund të ndodhin.

Ajo që ne po shohim, është rizbulimi i një të vërtete thelbësore: liritë tona nuk janë të forta në mënyrë absolute, por ngrehina të brishta, të cilat mbeten të paprekura vetëm nën strehën e pushtetit shtetëror. Rendi ideal liberal, që supozohej se duhet të ngrihej në Evropë është histori. Detyra për të garantuar sigurinë publike, është transferuar tek qeveritë kombëtare – institucionet e vetme me aftësinë për të mbrojtur qytetarët e tyre…

[real3dflipbook id=”671″]


Leave a Reply

Back to top button