Analiza

Terroristët pyetën: Ku është Charb? Redaktori i “Charlie”: Më mirë i vdekur, se sa të jetoj i gjunjëzuar

h2Terroristë që sulmuan redaksinë e revistës satirike Charlie i kane pasur te qarte shenjestrat e tyre.
Ata kanë ekzekutuar  4 karikaturistët, Stephane Charbonnier, Georges Wolinski, Bernard ‘Tignous’ Verlhac dhe Jean Cabut, por fillimisht kanë pyetur nëse ndodhen në zyrë dhe më pas u janë drejtuar nëse ata ishin emrat që kërkonin.
“A je ti Charb?, – raportohet se e kanë pyetur dy burrat me kallashnikov redaktorin e revistës javore, 47 vjeçarin, Stephane Charbonnier para se ta qëllonin. Charb ishte në listën e zezë të grupit islamik për “krime ndaj Allahut”.
Pas sulmeve të vitit 2011 ai kishte thënë se nuk do hiqte dorë nga liria e shtypit;
“Pse mund të bëjmë shaka me Jezusin dhe jo me Muhamedin?”, – ishte përgjigjur ai.
Ai tha se revista nuk e shihte sulmin e vitit 2011 si vepër të myslimanëve francez,  por të njerëzve që ai i quajti, “ekstremiste idiote”.
Charbonnier tha  se një vizatim nuk vret askënd, kur u përfshi në listën e  “Wanted Dead or Alive for Crimes Against Islam” ( I kërkuar gjallë ose vdekur për krime kundër Islamit) në vitin 2013 nga Al Qaeda.
Pasi publikoi foton nudo të Profetit Muhamed  në vitin 2012 ai tha: Unë s’kam as grua as fëmijë, madje as qen. Por nukd o fshihem. Më mirë vdes, por në këmbë sesa të jetoj i gjunjëzuar”.
Një karikaturiste tjetër e Charlie, e mbijetuar nga sulmi Corinne “Coco” Rey tha për gazetën L’Humanite: “Po shkoja në redaksi kur dy burra,  në derën e ndërtesës më kërcënuan se do më vrisnin vajzën e mitur që kisha me vete. Donin të hynin brenda dhe të ngjiteshin lart. Futa kodin… Pastaj qëlluan mbi Wolinski-n, Cabu-n…zgjati 5 minua. U ula poshtë një tavoline. Ata folën me një frëngjishte të pastër dhe thanë se vinin nga Al Qaeda”./J.H./TemA/

Leave a Reply

Back to top button