Bota

Terrorizmi, luftërat e së keqes kundër së keqes

syria

Kjo nuk është beteja përfundimtare mes të mirës dhe të keqes, Armagedoni biblik që do të vendosë fatin e botës. E mira nuk merr pjesë në këtë përplasje. Kjo është beteja finale e së keqes kundër së keqes, ndërmjet atyre që besojnë vërtetë tek lufta, si zgjidhja e mprehtë kirurgjike e një vendi të fuqishëm, ndaj atyre që guxojnë ta sfidojnë atë. Dhe atyre që janë të bindur se rreziku i terrorit, gjithmonë i pranishëm dhe kurrë i gjurmueshëm, mund të krijojë një lloj çmendurie epidemike, që mes kremtimeve dhe hakmarrjeve, gjeneron masakra, urrejtje dhe terrorizëm. Shkolla makabre e Holokaustit ka filluar të japë frytet e veta: dikur të përcaktuar si një “objektiv”, të gjithë qytetarët janë në mënyrë të barabartë kandidatë për t’u vrarë, dhe nuk bën dallim nëse janë të pafajshëm, të huaj, fëmijë apo edhe miqtë e tyre luftëtarë, mjafton që gjenden në vendin e gabuar.

Ndjekim të dyja anët e luftës të së keqes kundër së keqes, që dallon, siç do të shohim më poshtë, jo për pushtet, pasuri, as për llojet e ndryshme të skrupujve moralë…

[real3dflipbook id=”769″]

Leave a Reply

Back to top button