Ky është testi më i veçantë i inteligjencës që mund të gjeni nëpër faqet online. Do të të tregojmë një foto që përbën një iluzion optik, brenda së cilës gjendet e shfaqur një vajzë. Vetëm 5% e popullatës ka qenë në gjendje ta identifikojë në më pak se 10 sekonda, gjë që tregon se këta persona kanë një vizion perfekt, ose që kanë një koeficient inteligjence më të lartë se të tjerët.
Siç mund ta shohësh në foto, duket një zonjë e moshuar me veshjen e saj karakteristike latine (që mund të vihet re nga kapelja meksikane që mban në kokë), si dhe që është duke qeshur. Pyetja ime është, a arrin ta shohësh dot vajzën e fshehur në foto? Ajo duket sikur nuk do të zbulohet…
Ne nuk jemi duke të gënjyer, nëse e sheh në detaje foton, arrin ta identifikosh se ku ndodhet. Mos vallë ndodhet tek kapelja, apo mbi fustanin e saj? Për ta gjetur, shiko edhe fytyrën, veshin e djathtë, hundën, dhe rrudhën në faqen e të moshuarës që do të të bëjnë të zbulosh trupin e vajzës. Tani e kuptove? Bravo, shumë komplimente për rezultatin që arrite.
Testi nuk ka të bëjë vetëm me evidentimin e personave që e gjejnë vajzën në pesë sekonda, pasi këta kuptohet që kanë koeficient inteligjence dhe orientim më të mirë hapësinor. Por, nëse e keni gjetur vajzën në rreth 180 sekonda, pra ju janë dashur rreth tri minuta për këtë gjë, truri juaj ka diçka të veçantë që shumë pak e kanë. Pra, ju vërtet ndoshta nuk keni një nivel inteligjence gjeni, por koeficienti juaj i inteligjencës ju vlerëson mbi mesataren. Nëpërmjet këtij testi, ju duhet të kuptoni se gjërat duhet t’i shihni ndonjëherë në detaje, jo thjesht në sipërfaqe për të dhënë përgjigjet e duhura. / Bota.al