Bota

“The Big One” – Tërmeti i Madh. Sipas shkencëtarëve, fraktura e Sant’Andreas është gati të shpërthejë

Screen Shot 2016-05-09 at 09.02.25

Mund të ngjajë si trailer-i i një filmi të ri katastrofist, por nuk është kështu: alarmi vjen nga një grup sizmologësh me famë ndërkombëtare. “E çara e Sant’Andreas është bllokuar, e mbushur dhe e gatshme që të shpërthejë”, kanë pohuar studiuesit në Konferencën Kombëtare të Tërmeteve, në Long Beach.

E çara (një frakturë e litosferës së Tokës) lëvizi në mënyrë domethënëse në vitet 1857 dhe 1906, pastaj më pak në vitin 1989, gjithmonë me pasoja shkatërrimtare, dhe “është në një fazë qetësie prej shumë kohësh”, pohon Thomas Jordan, drejtor i Qendrës së Tërmeteve të Kalifornisë së Jugut.

Alarmi nuk është i pabazë: në 100 vitet e fundit, pllaka amerikano veriore ka lëvizur drejt veriperëndimit me pothua 5 metra, por fraktura e Sant’Andreas nuk i ka shkarkuar tensionet që ka akumuluar. Dhe ky fakt përbën një përjashtim, po të shohësh sjelljen e saj në të kaluarën.

Tërheqja e vëmendjes për rreziqet e këtij lloji është gjithmonë një “bast”, por apeli ka qëllimin e shpallur që të japë një shkundje për politikanë dhe institucione, me qëllim që këta të verifikojnë kushtet e sigurisë së shërbimeve thelbësore, nga ujëshpërndarësit deri tek sistemi i kanalizimeve dhe ndërtesat publike. Disa vite më parë, një raport i shërbimit gjeologjik të SHBA demonstronte se një tërmet i shkallës 7.8 përgjatë frakturës mund të shkaktonte mijëra të vdekur dhe dëme me vlerë miliarda dollarë./bota.al

Show More

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close