Skuadra e Realit të Madridit po bën gati goditjen e madhe në merkaton e verës, sapo t’i mbarojë penalizimi nga FIFA në lidhje me transferimin e lojtarëve.
Presidenti i Realit, Fiorentino Perez, është gati t’i paguajë Manchester Cityt plot 60 milionë paund (70 milionë euro) për sulmuesin e tyre, Serigo Aguero, shkruan “The Sun”.
Për shkak të problemeve me Guardiolën, sulmuesi argjentinas në fund të sezonit pritet t’i japë lamtumirën përfundimtare skuadrës së Manchester Cityt dhe Reali është gati ta transferojë atë në Bernabeu.