Qyteti i vogël gjermano-lindor i Heidenaut përfundoi në faqet e para të gazetave, pasi disa qindra mbështetës të Partisë Nacional Demokratike të ekstremit të djathtë, nën thirrjet “Heil Hitler” u përplasën me policinë javën e kaluar. Ishte një ngjarje e cila nxorri edhe një herë në pah ndarjen mes lindjes dhe perëndimit të Gjermanisë… Tabloidi Bild, në një koment në anglisht, kujtonte se si njerëzit nga ish RDGJ, shkuan drejt Gjermanisë Perëndimore në vitin 1989. “Urrejtja kundër refugjatëve sot, po ndodh pikërisht atje ku, pak vite më parë, të bëheshe refugjat ishte e vetmja shpresë që të kish mbetur. Ndonëse Heidenau është vetëm një pjesë e vogël e Gjermanisë, ai është shndërruar në një turp për vendin tonë”… Nga The Washington Post
[real3dflipbook id=”439″]