Enciklopedike

Themeloi “Apple” me Steve Jobs, por i shiti aksionet pas 12 ditësh… dhe humbi 67 miliardë

Sot ai 10 përqindësh i aksioneve të Apple, të cilat i shiti 12 ditë pas lindjes së kompanisë (për një shifër prej 800 dollarësh) ka një vlerë 67 miliardë dollarë. Jo të gjithë e dinë që Molla e Cupertinos u themelua nga një tjetër person, përveçse Steve Jobs dhe Steve Vozniak. Bëhet fjalë për Ronald Wayne, që vendosi ta braktisë kompaninë për arsye të ndryshme.

Pasi kish punuar në Atari, kompani e specializuar në videolojëra, sipërmarrësi mori pjesë në realizimin e projektit të Apple Computer. Ishte “shigjeta e peshores”, domethënë njeriu që do të merrte një vendim në rast se Jobs dhe Vozniak, që kishin secili nga 45% të pronësisë, nukd o të binin dakord për një çështje apo një tjetër. Por edhe sot, pas kaq shumë vitesh dhe me njerëzit që i kujtojnë përditë humbjen e madhe, ai ka të njëjtën përgjigje: “Askush nuk ma ka hedhur dhe nuk kam asnjë pendesë”. / Bota.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close