Sherlock Holmes nuk e ka thënë asnjëherë, sepse krijuesi i tij, shkrimtari skocez Sir Arthur COnan Doyle nuk e ka shkruajtur asnjëherë. Fraza që të gjithë ne ia atribuojmë detektivit të famshëm është shpikur më vonë nga posterat e vënieve në skenë dhe në ekran të romaneve origjinalë. Por ajo nuk shfaqet askund në tekstet e Doyle, ku ndodh vetëm një shkëmbim batutash ku Watsoni thërret: “E thjeshtë!”, dhe Sherlocku përgjigjet: “Elementare!”. Dialogu i pranishëm tek tregimi “Njeriu i deformuar” është bërë me kalimin e kohës, një lloj marke, apo shenje dalluese e dyshes./Bota.al
Less than a minute