Enciklopedike

Thesare mahnitës të mitologjisë: Mjalti i poezisë (mitologjia nordike)

Screen Shot 2016-06-30 at 16.36.08Të gjithëve na pëlqen një pije e mirë herë pas here, por kur ju një Zot, nuk mund të pish një lëng vdekatarësh. Panteoni Nordik ka një pije vërtetë shumë të çuditshme – Lëngu i Poezisë.

Historia prapa pijes shkon shumë pas në kohë. Dikur ishte një njeri i quajtur Kvasir, një njeri i krijuar prej frymës hyjnore, dhe që ishte njeriu më i zgjuar në botën e njohur. Një ditë, Kvasiri u vra nga dy xhuxhë, të cilët nga xhelozia, me gjakun e tij krijuan një lëng të mirë, i cili u jepte të gjithë atyre që e punin, inteligjencën e Kvasirit.

Pas pak kohësh, lëngu ra në duart e gjigandit Suttung, i cili u mashtruar nga mbreti i perëndive, Odini, që ia mori lëngun. Odini, në udhëtimin e tij drejt Asgardit, humbi një pjesë të lëngut magjik, i cili ra në Midgard, pra në botën tonë. Kushdo që u prekur nga lëngu, u bë poet dhe mendimtar, ndërsa më të mëdhenjtë ishin ata që u lanë me lëngun magjik, nga vetë Odini./bota.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close