Bota

Thirrja e kryebashkiakëve të Londrës dhe Parisit: “Së bashku, do i japim formë shekullit të ardhshëm!”

Screen Shot 2016-06-27 at 09.36.22Kryetarët e Bashkive të Londrës dhe Parisit, Sadiq Kahn dhe Anne Hidalgo, sot kanë botuar në të përditshmet Financial Times dhe Le Parisien një thirrje të përbashkët me titull “Të punojmë së bashku.” Pas Brexit, sipas konceptit të kësaj thirrjeje, dy qytetet duhet të punojnë edhe më ngushtë.

“Pavarësisht nga rezultatet e referendumit të BE-së – shkruajnë ata – dy qytetet tona duhet të punojnë së bashku më ngushtë se kurrë, për të realizuar agjendat tona të përbashkëta”.

“Si kryetarë të Bashkive të Londrës dhe Parisit, ne jemi të vendosur të punojmë edhe më shumë së bashku, për të ndërtuar aleanca edhe më të forta në mes të qyteteve në Evropës dhe botës. Së bashku, ne mund të jemi një kundërpeshë ndaj letargjisë së shteteve-kombe tona, si dhe ndikimit të lobeve”.

“Së bashku, do i japim formë shekullit të ardhshëm!”/bota.al

Leave a Reply

Back to top button