Bota

T’ia besosh fëmijët një personi të panjohur. Pasojat e luftës së shekullit XXI

“Duke shtrënguar numrin e telefonit të një gruaje që nuk e kishte takuar kurrë, Nataliya Ableyeva kaloi kufirin e Ukrainës drejt Hungarisë, të shtunën në datë 26 shkurt. Kishte në përgjegjësi fëmijët e një tëpanjohuri. Duke pritur në pikën kufitare në anën ukrainase, Ableyeva takoi aty një burrë të dëshpëruar 38 vjeçar, bashkë me dy fëmijët e tij, një djalë dhe një vajzë. Policët në kufi nuk e lejonin të kalonte, për shkak se Ukraina ka vendosur që gjithë meshkujt e moshave 18-60 vjeç, duhet të përgatiten për luftë për të mbrojtur vendin e tyre.  Ndërkohë që e ëma e tyre ishte nisur nga Italia për t’i takuar e për t’i marrëfëmijët me vete.

Babai i fëmijëve i dha Nataliyas, një të panjohure, numrin e celularit të bashkëshortes dhe u tha “Lamtumirë fëmijëve të tij, të veshur trashë për të përballuar të ftohtin. Edhe Nataliya ishte detyruar tëndahej nga të dy djemtë e saj, të mbetur në Ukrainë. Njëri polic dhe tjetri infermier, të cilët s’mund ta kalonin kufirin për shkak të dekretit të mobilizimit.

Ajo i mori për dore të dy fëmijët e vegjël dhe bashkë e kaluar kufirin me Hungarinë. Në anën hungareze, ata pritën në një tendë të vendosur për të pritur fluksin e refugjatëve që kalonin kufirin. Djali i vogël nisi të qante kur filloi të binte telefoni. Ishte e ëma e tij, e cila sapo kishte mbërritur në kufi. Kur 33 vjeçarja Ana Semyuk mbërriti, ajo përqafoi menjëherë fort djalin dhe vajzën e saj. Më pas, falenderoi Nataliyan. Duke qëndruar në të ftohtë në tokën e zhveshur, dy gratë qëndruan të përqafuara për disa minuta, me lotënë sy”. – Reuters

Lufta ka pikërisht këto pasoja. Humbjet e mëdha materiale, por mbi të gjitha ato njerëzore. E imagjinoni dot se sa e tmerrshme është të ndahesh nga fëmija yt, e mbi të gjitha, t’ia besosh fëmijën tënd një tëpanjohuri? Kjo është ajo çfarë ka ndodhur në çdo luftë; është ajo çfarë po ndodh në Ukrainë. Shpresojmëqë kësaj lufte t’i vijë fundi sa më parë, pasi çdo ditë që kalon nënkupton jetë të humbura e vuajtje pafund për shumë familje.

Back to top button