Tiroidja është një gjendër endokrine me përmasa të vogla në qafë, por që kryen funksione të rëndësishme për organizmin. Ajo është përgjegjëse për çlirimin e hormoneve të tiroides, të cilat ndihmojnë nërregullimin e metabolizmit, të temperaturës dhe tensionit arterial. Në lidhje me disfunksionin e saj, mund të vihet re hipertiroidizmi (pra shtimi i sekretimit të hormoneve të tiroides) dhe hipotiroidizmi (pakësimi i sekretimit të hormoneve të tiroides). Këto janë disa nga simptomat që përjetohen në rastet e disfunksionit të tiroides, kryesisht të hipotiroidizmit:
1. Ndjesia e trishtimit.
Një nga shenjat klinike që vihet re në keqfunksionimet e gjendrës së tiroides, është paqëndrueshmëria emocionale. Një reduktim në çlirimin e hormoneve të tiroides, çon në reduktim të çlirimit të serotoninës dhe për pasojë, mund të na bëjë të ndihemi në depresion ose të dekurajuar. Shtimi i hormoneve të tiroides çon në gjendje ankthi dhe acarimi nervor.
2. Konstipacioni.
Nëse vuani nga një problem i tillë, duhet t’i mendoni seriozisht problemet e tiroides si shkaktare. Gjendra e tiroides është përgjegjëse për rregullimin e procesit të digjestionit, përmes hormoneve të saj. Nëse prodhohen me pakicë hormonet tiroidiene, tretja e ushqimeve dhe dalja jashtë bëhen me vështirësi.
3. Përgjumja.
Të gjithë kemi vështirësi për t’u zgjuar në mëngjes, sidomos pas një fundjave të qetë, apo një dite tëlodhshme pune. Por, nëse ndiejmë një nevojë konstante për të fjetur, kjo mund të jetë një simptomë e hipotiroidizmit. Hipotiroidizmi është një shkak që nuk duhet neglizhuar në këto raste, sidomos kur ndjen nevojë për gjumë, edhe pse nuk je lodhur nga puna apo nga një festë ku ke marrë pjesë.
4. Rënia e flokëve dhe lëkura e thatë.
Është e mundur që lëkura të jetë e thatë dhe të kruhet në dimër? Kjo mund të jetë shenjë e hipotiroidizmit. Ndryshimet në strukturën e flokut vihen re si pasojë e ngadalësimit të metabolizmit. Rënia e flokëve vihet re më së shumti në pjesën e përparme, por mund të shoqërohet edhe me rënien e qimeve në të gjitha pjesët e trupit.
5. Shtimi në peshë.
Shtimi në peshë mund të vijë nga gjendje dhe shkaqe të ndryshme. Gjithsesi, nëse ha shëndetshëm dhe bën një jetë aktive, por sërish shton në peshë, duhet ta mendosh shkakun e hipotiroidizmit. Në këto raste, edhe reduktimi i ushqimit nuk ndihmon në rënien në peshë. Nevojitet mjekimi i hipotiroidizmit për t’u kthyer në peshën e dëshiruar.
6. Reduktimi i libidos.
Në shumë studime mjekësore citohet se hipotiroidizmi lidhet edhe me reduktimin e libidos. Hipotiroidizmi lidhet edhe me shtimin në peshë, dhimbjet muskulare, apo humbjen e flokëve. Të gjitha këto kanë një ndikim të rëndësishëm tek libido dhe shkaku është një organ kaq i vogël, si tiroidja.
7. Dhimbjet muskulare.
Është normale të ndjesh dhimbje muskulare, kur fillon të praktikosh një sport apo aktivitet të ri fizik. Ama kur ke vështirësi në tendosjen e muskujve, ose ndjen krampe dhe dhimbje muskulare në krahë, duar dhe këmbë, duhet ta konsiderosh tiroiden si shkaktare të tyre. Një mungesë e hormoneve të tiroides mund tëçojë në reduktim të përcjelljes së impulseve nervore nga nervat në drejtim të trurit.
8. Marrje mendsh.
Nëse ndjen përherë marrje mendsh që me kalimin e kohës bëhen më të bezdisshme dhe më të shpeshta, është e mundur që shkaku të jetë nga tiroidja. Hipertiroidizmi mund të shkaktojë vështirësi nëpërqendrim, kurse hipotiroidizmi mund të shkaktojë probleme me kujtesën.
9. Hipertensioni.
Nëse vuan nga hipertensioni që nuk kontrollohet mirë me mjekim, dietë apo aktivitet fizik, duhet tëmarrësh në konsideratë edhe kontrollin e funksionit të tiroides. Nëse ke një tiroide tepër aktive, do të kesh një rritje të nivelit të kolesterolit, i cili do të ndikojë drejtpërdrejtë edhe në presionin arterial. Ndaj, nëse vë re tek vetja jote ndonjë nga simptomat e mësipërme, bën mirë të shkosh për kontroll tek mjeku endokrinolog.