Bashkë me Bernardo Provenzanon, i cili kish ndërruar jetë në 13 korrik 2016, formonin dyshen e tmerrshme të Cosa Nostras.
Strategë brutalë dhe të rafinuar të mizorisë. Toto Riina, që ndërroi jetë sot në moshën 87 vjeç, është imazhi që mishëron shpirtin e zi dhe mizor të mafias, për të cilën konsiderohej ende bos i padiskutueshëm. Kishte mbi vete 26 dënime të përjetshme.
Nga burgjet e sigurisë së lartë, ai vazhdoi të ishte një simbol sugjestionues i pushtetit të Cosa Nostras. Ishte një pikë referimi konkrete për organizatën në vështirësi. Prej aty, vazhdoi të lëshojë dënime me vdekje – si për shembull ai i vitit 2013 kundër gjykatësit Nino di Matteo.
Me të mbeten të lidhur shumë mistere, nga mafia dhe jo vetëm. Prania, përshembull e mandateve të mundshëm të jashtëm dhe përfshirja e shërbimeve sekrete mbetet pë rmomentin vetëm një hipotezë hetimi, e paprovuar, por që mbijeton.
Prokurori i Caltanissettas ka thënë se “mbeten ende pika të zeza”. I referohet edhe ditarit të kuq të gjykatësit Borsellino. / Bota.al