Pastaj, një ditë, “ajo dita” vjen. Ka lotë, kujtime, nostalgji, njerëz që tundin kokën e thonë: “Nuk do të lindë më një i ngjashëm”. Por jeta fiton gjithmonë, po kështu edhe futbolli. Në pritje që e ardhmja të materializohet, duhet pritur megjithatë pakëz ankth në mendimin për zbrazëtinë që shoqërin cdo përshëndetje të rëndësishme, dhe për këtë arsye, fakti që ulemi e flasim për derbin e 42 të Francesko Totit i dëbon melankolitë e sezonit. Arsyeja është e thjeshtë: kjo periudhë duket se po karakterizohet prej festimeve të “perëndimeve” të mëdhenj. Pak më shumë se një javë më parë, Liverpuli festoi lamtumirën e Xherardit, dy ditë më parë ishte radha e Ksavit tek Barcelona, në fund të sezonit thuhet se do të jetë radha e Iker Kasijasit tek reali i Madridit…
[real3dflipbook id=”236″]