Histori

Tradhëtarët më të mëdhenj të historisë / Përse dikush duhet të vrasë modelin e tij?

Kur gjenerali i famshëm, Varusi, vendos të rikthejë paqen në Lumin Rin, Arminiusi është në krahun e tij. Por Varusi nuk e di se Arminiusi e sheh këtë afërsi si një mjet për të arritur qëllimin. Arminiusi dëshiron fronin gjermanik për vete – ai dëshiron të udhëheqë gjithë ata fise. Por fillimisht i duhet të forcohet. Plani: Nëse mund të mposhtë Varusin, që shihet si i pamposhtur, askush nuk do ia zërë më rrugën

Varusi e di se është i zënë në kurth. 18 mijë legjionarët e tij po luftojnë të kalojnë pyjet e egër të Gjermanias, nën shiunq ë s’pushon. Vija e trupave të tij romake shtrihet në 12 milje pyll, dhe fiset gjermanike po e përdorin në avantazhin e tyre. Në mënyrë të përsëritur, grupe prej qindrash dalin nga pemët dhe sulmojnë njësitë e tij. Varusi është i pafuqishëm. Eshtë tradhëtuar – dhe nga kush, nga Arminiusi – këshilltari i tij më i besuar.

Arminiusi ishte një djalosh kur ishte marrë në Romë. Bir i kreut të Cheruscanëve, Segimerusit, ai ishte mbajtur peng që të garantonte paqen e brishtë. Mund të tingëllojë paradoksale, por të mbaheshe peng në Romë, ishte një goditje e fatit. Ai dhe fëmijë të tjerë nga fiset gjermanike trajtoheshin si princër, ndiqnin shkollat më të mira, merrnin nënshtetësi romake, dhe fillonin karriera ushtarake. Shumë prej tyre bëheshin dhe mbeteshin romakë besnikë. Vetë Arminiusi kishte një pozicion të mirë në shoqërinë romake, por në fund ai do të ndërronte anë.

Si oficer, cheruscani i ri në moshë udhëhiqte një njësi speciale mercenarësh gjermanikë që shtypnin rebelime. Kur gjenerali i famshëm, Varusi, vendos të rikthejë paqen në Lumin Rin, Arminiusi është në krahun e tij. Por Varusi nuk e di se Arminiusi e sheh këtë afërsi si një mjet për të arritur qëllimin. Arminiusi dëshiron fronin gjermanik për vete – ai dëshiron të udhëheqë gjithë ata fise. Por fillimisht i duhet të forcohet. Plani: Nëse mund të mposhtë Varusin, që shihet si i pamposhtur, askush nuk do ia zërë më rrugën. Ai braktis gjithë besnikërinë, tradhëton Varusin – dhe e josh në një kurth. Beteja zgjat me ditë – dhe në fund, romakët eleminohen. Arminiusi shihet si çlirimtari i Gjermanias.

Pas kësaj humbje katastrofike, Roma heq dorë nga pretendimi për Gjermanian dhe ndërton një kufi 350 milje – Limes Germanicus. / bota.al

Leave a Reply

Back to top button